Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka kerkuar unitet te partive politike per zgjidhjen e ceshtjes se emrit kushtetues.

Gruevski ka bere thirrje per bashkim dhe per shmangie te dizinformimit, ne menyre qe te mbrohen, sic tha ai, interesat kombetare te vendit.

“Se shpejti do te filloje nje periudhe dizinformimi me skenare te ndryshem qe do te sherbejne per qellime politike. Por une bej thirrje per kujdes dhe perkushtim per mbrojtjen e interesave shteterore dhe kombetare”, ka deklaruar Gruevski.

Kryeministri ka shtuar me tej se anetaresimi i vendit ne NATO dhe BE mbetet nje prioritet i padiskutueshem per qeverine e tij.