Deputetët që janë larguar nga AKR’ja, PD’ja dhe Vetëvendosja, kanë vendosur të themelojnë një grup të ri parlamentar. Agim Kuleta i Lëvizjes për Bashkim ka thënë se gjatë kësaj jave do të formatizohet grupi i ri. Ai ka thënë se po bëhen bashkë për të imponuar vendimet në Kuvend, ku pozita nuk e ka shumicën.

Këtë javë, Kuvendit të Kosovës do t’i shtohet edhe një grup parlamentar.

Deputetët që kanë lëshuar AKR’në, Partinë e Drejtësisë dhe Vetëvendosjen, kanë vendosur të formojnë një grup të ri parlamentar.

Deri më tash, kanë arritur t’i kenë katër deputetë, ndërkohë u mungojnë edhe dy për të përmbushur kushtin ligjor, për të formuar grup parlamentar.

Deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta ka thënë se grupi do zyrtarizohet gjatë kësaj jave, me qëllim të imponimit të vendimeve në Kuvend.

“Grupi Parlamentar jam i bindur se do të formohet. Besoj se javën e ardhshme do të përfundojë kjo punë”, ka thënë Kuleta, për Express, të dielën.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...