18/09/2010PS publikon alternativen e re per hetimin e kutive te fleteve te votimit
Ne gjykojme se kerkesa per hapjen e kutive te fleteve te votimit qe ne si subjekt politik pavaresisht nepermjet sekretarit te pergjithshem te Keshillit te Europes apo drejtperdrejte do te jete e vleresueshme dhe e pranueshme nga ana e Komisionit te Venecies - ky ishte qendrimi me i fundit i ardhur nga Partia Socialiste sa i takon kerkeses se saj per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Keshtu pas mosmarreveshjeve mes PD-se dhe PS-se per transparencen e procesit zgjedhor si dhe pas shkembimit te ofertave mes tyre mbi zgjedhjen e ngercit lidhur me nje ceshtje te tille lidershipi socialist leshoi dje nje tjeter alternative e konkretisht ate te ndermarrjes se nje iniciative. Ishte kryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci ai qe gjate bisedes se tij me gazetaret beri publik nje qendrim te tille por nga ana tjeter hodhi poshte te gjitha pretendimet e ardhura nga kampi kundershtar te cilat pergjegjesojne opoziten per mosgjetjen e konsensusit mbi transparencen e zgjedhjeve. Nga konsulta qe kemi zhvilluar ne Komisioni i Venecies nuk ka asnje rregullore se cilet jane ata qe i drejtohen. Sigurisht shtete serioze me seriozitetin me te madh kur kane nje situate te caktuar u drejtohen institucioneve te shtetit sic eshte Presidenti Kryetarja e Parlamentit kryeministri apo gjykata - u shpreh Ruci. Duke shkuar me tej ne sqarimin e tij kreu i ligjvenesve deklaroi se per fatin tone te keq kemi te bejme me kete shtet qe kemi me keto institucione qe kemi atehere vijme te kjo pike. Nuk ka asnje pengese. Ne jemi anetare te Keshillit te Europes. Ne jemi grup parlamentar jo ilegal por legjitime te ketij vendi. Komisioni i Venecies eshte strukture e Keshillit te Europes ku ne bejme pjese. Po keshtu Ruci nuk harroi te theksonte dhe nje tjeter pike sa i takon krizes politike ne vend. Pergjegjesia nuk eshte jona ne me te gjitha format mjetet parlamentare apo jashte parlamentare qe perdor nje force politike ne nje vend demokratik i ka perdorur hap pas hapi dite pas dite e muaj pas muaji. Kane qene kundershtaret tane politike qe u ka munguar ky vullnet politik. Keshtu qe ne nuk e ndiejme veten fajtore per kete ceshtje. Pergjegjesine morale politike apo elektorale duhet ta mbajne kundershtaret tane politike - u shpreh ai. Madje duke qendruar ne kete linje Ruci vleresoi qarte se nuk ka zgjedhje ne Shqiperi ne qofte se nuk behet transparenca e zgjedhjeve. Dhe me mosberjen e transparences se zgjedhjeve apo me hapin tjeter te djegies se fleteve te votimit perfundimisht maxhoranca aktuale dhe kreu i qeverise nenshkruan kapitullimin e tij qe do te thote se ai eshte hajduti i zgjedhjeve. Gjithashtu per te informuar mbi menyren se si do te vije largimi i qeverise Berisha kryetari i grupit parlamentar te PS-se vuri ne dukje se nuk do te behet shpikje shqiptare gjithcka do te jete brenda kuadrit kushtetues brenda ligjeve te vendit brenda standardeve dhe parametrave qe vepron nje force politike dhe nje popull ndaj nje sundimtari jo ndaj nje te zgjedhuri. Gjithmone me mjete demokratike.
Letra
Zv. Presidenti i Parlamentit Evropian Gianni Pitella ka reaguar pas letres se derguar nga grupi Parlamentar i Partise Socialiste ku shprehej shqetesimi per deklaraten e kryetarit te KQZ-se Arben Ristani per djegie te kutive te votimit.
Ne reagimin e tij Pitella shkruan se nje veprim i tille do te ishte nje nje goditje per demokracine parlamentare ne Shqiperi dhe kriza politike do te hynte ne nje rruge pa kthim Pitellla thekson sidomos rolin e qeverise ne kete ceshtje dhe ka kerkuar qe te merren masat per zbatimin e rezolutes se PE miratuar me 8 korrik.
Qendrimi
Zjarri i premtuar per fletet e votimit eshte as me pak dhe as me shume sesa prova me madhore e asaj cfare ka ndodhur me 28 qershor. Pushteti qe djeg voten ka perveluar perfundimisht legjitimitetin e tij dhe nga ky moment ne do te sillemi me Qeverine e zjarrvenies si me nje qeveri ilegjitime. Ne nuk do ta njohim me kete qeveri zjarrvenese