Pep Guardiola ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë drejtimin e Barcelonës pas përfundimit të këtij sezoni.

41 vjeçari Guardiola, i cili ka fituar 13 nga 16 titujt e mundshëm prej kur mori timonin e gjigantit katalan gati katër sezone më parë ka thënë se “Më duhet të gjej motivimin për të vazhduar dhe ende nuk kam një pasqyrë të qartë”.

Guardiola, i cili nënshkroi kontrata të reja njëvjeqare pas marrëveshjes fillestare për dy sezone, ka theksuar se klubi nuk i ka dhënë atij ultimatum për marrjen e vendimit: “Do të kisha dashur të merrja vendimin më herët por ende nuk jam i përcaktuar” shtoi ai.

Pozita e Guardiolas në pankinën e Barcelonës për sezonin e ardhshëm është vënë në dyshim pasi ai kishte vazhduar kontratën në këtë fazë të edicionit, në dy vitet e fundit.