Fatjona Mejdini


Dite te veshtira po vijne per kreun demokristian, Nard Ndoka, ne krye te kesaj partie. Perplasjet, te cilat kane zene fill kohe me pare, duket se tashme kane mberritur ne piken me te larte te vlimit, teksa numri dy i diplomacise, perfaqesues i PDK, Anton Gurakuqi ka kerkuar largimin e menjehershem te Ndokes nga drejtimi i partise, duke paralajmeruar se do te perfundoje se shpejti mbledhja e firmave per votebesimin e tij ne Keshillin Kombetar te PDK. Gurakuqi, qe eshte edhe perfaqesuesi i Partise Demokristiane ne qeveri, kerkoi diten e djeshme largimin e Nard Ndokes nga drejtimit i kesaj partie. Keshtu, ne nje prononcim per mediat, perfaqesuesi i PDK-se ne qeveri, Gurakuqi theksoi se ministri i Shendetesise, Ndoka, ka treguar papergjegjshmeri ne drejtimin e kesaj partie. Por, pervec kesaj, Anton Gurakuqi thekon se kreu aktual i demokristianeve, Ndoka, po tregon edhe paaftesi ne drejtimin e kesaj partie, keshtu qe, sipas tij, nuk i ngelet gje tjeter pervecse te largohet.


"Kryetari i partise, Nard Ndoka, duhet te largohet nga drejtimi i PDK-se, sepse ai po tregon papergjegjshmeri dhe mungese aftesie ne drejtimin e partise", deklaroi zv/ministri i Jashtem, Gurakuqi. Sipas tij, kreu i PDK-se, Nard Ndoka, ka shkelur edhe statutin e kesaj partie, duke shkarkuar kreun e Grupit parlamentar te PDK-se, Pashk Ujkan, ne menyre te njeanshme. Kjo nuk eshte hera e pare qe mes zv/ministrit te Jashtem, Anton Gurakuqit dhe kreut te PDK-se, Nard Ndoka, ka probleme dhe shkembime replikash. E njejta situate u krijua edhe kur Ndoka pranoi ne parti ish-deputetin socialist, Hamit Kosta dhe deklaroi se do te pranonte edhe deputete te tjere socialiste ne PDK. Por situata u be me e renduar ne kushtet kur brenda nje kohe te shkurter kreu Ndoka ka shkarkuar dy kryetare te Grupit parlamentar te PDK-se. Edhe perpara Gurakuqit, perfaqesues te tjere te PDK-se kane kerkuar largimin e Ndokes nga drejtimi i partise dhe kane kritikuar menyren se si ai po drejton PDK-ne. Keshtu, dy dite me pare largimin e Ndokes nga drejtimi i PDK-se e kerkuan edhe zv/ministri i Integrimit, Zef Bushati dhe ish-kreu i Grupit parlamentar te PDK-se, Pashk Ujka. Shkak per kete eshte bere largimi i Ujkes nga kryesimi i Grupit parlamentar demokristian, qe sipas Ujkes ka ardhur duke shkelur ligjin nga ana e Ndokes. Madje, deputeti i PDK-se, Ujka, ka kaluar edhe ne fyerje personale ndaj Ndokes, duke hedhur dyshime edhe mbi arsimin e tij. Por perfaqesuesit e larte te PDK-se e kane kercenuar kryetarin aktual Nard Ndoka se, nese ai nuk ndryshon qendrimin e tij ne parti, atehere ata do te largohen nga kjo parti, per t'u perfaqesuar ne nje tjeter subjekt politik. Keshtu, zv/ministri i Integrimit, Zef Bushati, njekohesisht edhe sekretari per marredheniet me jashte ne PDK, i ka bere thirrje Ndokes qe te ndryshoj menyren e drejtimit te partise, sepse ne te kundert nje pjese e rendesishme e kesaj partie do t'i drejtohet nje tjeter subjekti per te gjetur aty nje perfaqesim. Keto dite pritet te mblidhet edhe kryesia e demokristianeve per te marre nje vendim dhe per te dale ne nje qendrim te perbashket ne lidhje me drejtimin e kesaj partie ne te ardhmen. Kjo mbledhje pritet te ndodhi ne fundjave me ardhjen e kreut te partise, Ndoka, ne Shqiperi.


Shkarkimi i Ujkes solli perplasjen ne PDK


Konflikti i brendshem ne PDK nisi kur kreu i kesaj partie, Nard Ndoka, beri shkarkimin e kreut te Grupit demokristian, Pashk Ujka. Perfaqesues te larte te kesaj partie e denuan vendimin e Ndokes, duke e quajtur te parregullt.


Ndoka, vizite disaditore ne Skoci


Kreu i PDK-se, Nard Ndoka, nuk i eshte pergjigjur akuzave te bera nga perfaqesuesit e kesaj partie mbi menyren se si ai drejton. Prej pak ditesh, Ndoka ndodhet ne Skoci ne detyren e tij si minister i Shendetesise ne vend.