Ish futbollisti i Real Madridit, Guti ka thënë se dëshiron të angazhohet në rolin e trajnerit te gjigantin madrilen.

35 vjeçari tha për Radio Marca se ka vendosur të pensionohet përfundimisht nga futbolli. Por, ai ka theksuar se do ti pëlqente të punoje me grupmoshat e reja në Real Madrid.

“Planifikoj të bëhem trajner i të rinjve dhe dua të punoj me juniorët e Realit. Kjo është shpresa ime e madhe. Dua të transmetoj përvojën time te grupmoshat e reja, sidomos tani kur do të kem kohë të lirë pas përfundimit të karrierës si futbollist”, deklaroi Guti.