Presidenti turk, Abdullah Gyl tha se fjalimi për reformat te presidentit sirian, Bashar al-Assad nuk “ishte i mjaftueshëm” duke shtuar se Asadi duhet të transformojë Sirinë në një sistem shumë-partiak.


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad ka prezantuar një plan për të ardhmen e vendit, duke i dhënë vetes rolin qendror në hartimin e ligjit të ri zgjedhor, në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në gusht dhe hartimin e kushtetutës së re.


Edhe SHBA më herët, tha se nga Asadi presin "veprime dhe jo fjalë".