BEOGRAD-“Vendimi i Ankarasë për njohje të pavarësisë së Kosovës nuk duhet të jetë pengesë për zhvillimin e bashkëpunimit strategjik mes Turqisë dhe Serbisë, ka deklaruar presidenti Abdullah Gyl për të përditshmen “Danas” një ditë para se të vizitojë Beogradin.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës, me popullin e të cilit Turqia prej lashtësisë ka lidhje të fuqishme e të veçanta, dhe pavarësia e të cilit ishte rezultat i angazhimit të gjatë të bashkësisë ndërkombëtare, nuk është e drejtuar kundër Serbisë”, ka mes të tjerash për “Danas”, Gyl.

Presidenti turk do të qëndrojë sot në Beograd për një vizitë dyditore, gjatë të cilës do të takohet me krerët më të lartë serb.

(d.b/BalkanWeb)