Çështja e ish liderit të serbëve të Bosnjes, i akuzuar për krime lufte, Radovan Karadziç, është gati të fillojë, ka bërë të ditur gjykata ndërkombëtare e Hagës për krime lufte. Karadziç, lider i serbo-boshnjakëve gjatë luftës së Bosnjes 1992-1995 , përballet me dy akuaza të rënda për genocid, për rrethimin 43 mujor të sarajevës dhe për masakrën e vrasjes së rreth 8000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, që është cilësuar si mizoria më e keqe ne europë që pas luftës së dytë botërore. "opinioni im është se ky rast është gati për të filluar me senacat gjygjësore- tha gjykatësi Iain Bonomy gjatë një seance degjimore në gjykatën ndërkombëtare të Hagës për ish Jugosllavinë. Gjyqi për Karaxhixhin pritet të nisë këtë vit, por ende nuk është e qartë se kur do të fillojë saktësisht. Karadziç, është arrestuar dhe paraqitur në gjykatë vetëm një vit më parë, pas 11 vjetësh në arratisje. Nga mendiat u bë e ditur më pas se ishte ish ndërmjetësi amerikan për paqe Richard Holbrooke, që i kishte ofruar atij imunitet nëse zhdukej nga jeta publike. Por Holbrooke i ka mohuar të tilla pohime. Për këtë një apel që lidhet me çështjen e Holbrooke gjithashtu është lënë pezull.