Rinis sot në Gjykatën e Hagës gjykimi për krime lufte ndaj ish-liderit ushtarak të serbëve në Bosnjë, Ratko Mlladiç.

 


Ish-kreu ushtarak i serbëve të Bosnjes dhe i akuzuari kryesor në Hagë për masakrën e Srebrenicës, Ratko Mlladiç ka lënë të premten spitalin për t`u rikthyer sërish në qelinë e tij në Hagë.

 


70-vjeçari u shtrua të enjten në spital pas probleme shëndetësore që ndjeu gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore.

 


Gjykata e Hagës njoftoi se gjendja shëndetësore e tij është përmirësuar duke shtuar se procesi gjyqësor kundër tij do të rinisë ditën e sotme.

 


Ndaj Mlladiç rëndojnë një sërë akuzash të rënda, mes të cilave ajo për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në rolin e tij gjatë luftës në Bosnjë më 1992-1995.