Haiti ka njohur pavarësinë e Kosovës. Njohja i është konfirmuar ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, pak pas mesnatës së ditës së djeshme.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtëme, ministri i Punëve të Jashtme të Haitit, Laurent Lamothe, pas një takimi zyrtar me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konference të përbashkët për shtyp kanë bërë publike njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga Haiti.
“Haiti është shteti i 87 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Njohja nga ky shtet vjen ne kohën, kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka intensifikuar maksimalisht përpjekjet për të përmbyllur procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës”, theksohet në komunikatën e MPJ të Kosovës.
(ar.si/BalkanWeb)