Zyrtari i lartë i lëvizjes palestineze Hamas, Mushir el Masri ka deklaruar sot se lufta me Izraelin nuk do të ndalet deri të plotësohet kushti që të hiqet bllokada nga Rripi i Gazës.
“Gishtat tonë janë në shkrepës, kurse raketat tona janë të drejtuara kah Tel Avivi”, ka thënë El Masri.
Izraeli më herët ka njoftuar se heqja e bllokadës në Gaza do të ndodh vetëm kur Hamasi të çarmatoset, por El Masri ka thënë se kjo është e papranueshme.
Kajro ka ndërmjetësuar në bisedime indirekte ndërmjet Izraelit dhe Hamasit për zgjatjen edhe për 72 orë të armëpushimit, që skadon nesër në mëngjes.
Sipas të dhënave të OKB-së, ng 8 korriku, kur ka nisur aksioni i forcave izraelite, janë vrarë gati 1900 palestinezë. Izraeli ka njoftuar se në mesin e të vrarëve janë 900 luftetarë të Hamasit. /Indeksonline/