NATO duhet të përcaktojë Bashkimin Europian si partner kryesor. Kjo ka qenë deklarata e zëvendësministres së jashtme Edit Harxhi, në "Konferencën Rajonale për NATO-n". Ajo tha se NATO duhet të vazhdojë të kërkojë partneritet me vendet që ndajnë prioritetet e vendeve anëtare në NATO. "Koncepti strategjik duhet të përcaktojë BE-në si partner thelbësor të NATO-s .Parnteriteti NATO-BE është partneritet kyç për sfidat e së ardhmes", u shpreh ajo.

Në fjalën e saj, Harxhi pohoi se terrorizmi, sulmet përmes internetit, pirateria dhe rreziqet që vijnë nga ngrohja globale, problemet ndëretnike janë problemet kryesore për vendet anëtare të NATO-s.

Sipas saj, sot NATO përballet me rreziqe tradicionale. Ajo tha se koncepti strategjik është një angazhim për të gjithë aleatët.

"Konferenca Rajonale për NATO-n" organizohet nga ministria e Jashtme dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Deputeti i PS-së, Pandeli Majko tha në fjalën e tij se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO solli një rivlerësim të politikave të saj në rajon. Por sipas Majkos,

Tirana zyrtare shpesh orientohet në gjeste protokollare pa përmbajtje me vendet e tjera të rajonit.