Vjene 14 tetor 2011 NOA- Gjate qendrimit te tij ne Austri Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto zhvilloi nje konference te perbashket me homologun e tij Michael Spindelegger.

Ne fjalen e mbajtur ne kete konference Haxhinasto shprehu vleresim per mikpritjen dhe kontributin e Spindelegger per marredheniet e shkelqyera mes Austrise dhe Shqiperise si dhe per mbeshtetjen e vazhdueshme qe Austria i ka dhene Shqiperise per liberalizimin e vizave dhe ne procesin e integrimit evropian.

E sigurova per vendosmerine e Qeverise se Shqiperise qe te vazhdoje axhenden e reformave ne menyre qe te perfundoje hapat cilesore qe nuk kemi pasur deri me tani per te marre statusin e vendit kandidat dhe per te hapur negociatat. Gjithashtu biseduam per bashkepunimin e shkelqyer qe kemi me Austrine ne fushen ekonomike. Austria eshte investitori dhe partneri i trete tregtar i Shqiperise cka eshte shume domethenese per ne. Ne kemi potencial per ta forcuar bashkepunimin ne te ardhmen dhe jemi te kenaqur te verejme nje interes ne rritje te shoqerive austriake per ekonomine dhe tregun shqiptar u shpreh Haxhinasto.

Ai theksoi se eshte diskutuar per bashkepunimin ne OKB dhe OSBE dhe ne gjithe ato Organizata Nderkombetare ku Shqiperia eshte anetare.

Nga ana e tij Spindelegger tha se mes dy vendeve ekziston nje bashkepunim i shkelqyer ku Austria dhe Shqiperia ulen perkrah njera-tjetres ne organizatat nderkombetare pikerisht se kane shume gjera te perbashketa qe thellojne bashkepunimin e ngushte.

Austria e mbeshtet Shqiperine dhe mendon se duhet te behet nje anetar i Bashkimit Evropian sa me shpejt qe te jete e mundur. Ne ju mbeshtesim gjithmone tani kemi marre progres-raportin e ri te Komisionit e kemi diskutuar ne keshillin e Bashkimit Evropian dhe do bejme gjithcka per te derguar mesazhe pozitive nga pala evropiane ne menyre qe edhe ju te ndjeni qe jeni te mirepritur ne Bashkimin Evropian. Sigurisht qe ka shume pune per te bere dhe ju duhet te punoni ne Kuvend menjehere per te arritur shume qellime dhe per te bere shume reforma u shpreh Zevendeskancelari dhe Ministri e Jashtem Federal i Autrise Michael Spindelegger.

a.y/NOA



Ne foto Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto gjate takimit me Zevendeskancelarin dhe Ministrin e Jashtem Federal te Austrise Michael Spindelegger