Dy shtetas përfunduan në prangat e policisë, pasi u kapën me një sasi prej rreth 1 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë.


Operacioni i koduar Body, përfundoi me arrestimin e shtetasve Anest Koromani, 35 vjeç, lindur dhe banues në Skrapar si dhe Romeo Beqa, 34 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë.


Lënda narkotike prej 561 gramë ishte fshehur në pesë kuti metalike bojërash për lyerje automjetesh me mbishkrimin Liquoid Body, ndërsa droga u zbulua nëpërmjet qenit antidrogë.


Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Romeo Beqa është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe sasia prej 508 gramë lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.


Nëse do të shitej në treg, droga kap vlerën e 70 mijë eurove.


Policia kishte informacione se në një automjet që po udhëtonte në rrugën nacionale Durrës-Tiranë, po transportoheshin lëndë narkotike të forta.


Menjëherë janë vënë në lëvizje forcat policore të repartit Shqiponja, duke ndaluar automjetin tip Benz  në zonën e Kasharit, i cili drejtohej nga i arrestuari Koromani.


Në momentin e kapjes në flagrancë nga Policia, shtetasi Romeo Beqa ka tentuar të largohet por është kapur disa metra larg automjetit.


Provat materiale te sekuestruara jane:


Sasia prej 1 kilogramë e 69 gramë lëndë e dyshuar si Heroinë.


4 Telefona celulare.


1 Automjeti tip Mercedez Benz me targa AA 221 IS.


5 (pesë) kuti bojërash me mbishkrimin Liquid Body .


Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


heroineheroine2heroine3gfj