As në mbledhjen e tretë në komisionin e ligjeve demokratët dhe socialistët nuk kanë gjetur ndonje pike të përbashkët në projektligjin që po shqyrtojnë. Pas një gare juridiku 2 orëshe, deputetët kanë rënë dakord t’i rikthehen draftit të selisë rozë për komisionet hetimore vetëm të hënën. Deputetët e djathtë e kanë parë absolutisht te nevojshëm riformulimin e projektligjit. Për këtë arsye para seancës, plenare do të depozitojnë në kuvendi amendimet e tyre. Një ndër to është dhe përcaktimi në draft i kufijve të hetimit parlamentar qe ka vendosur gjykata kushtetuese.





“Hetimi i akuzave, qoftë edhe i kartave të pretenduara dhe të prodhuara
fallso nuk duhet t’I kryejë parlamenti. Këtë hetim nuk e bëjnë dot
deputetët, qofshin këta edhe socialistë, por e bën prokuroria. Ju nuk
mund të na kërkoni që t’ju lejojmë të bëni rivlerësimin dhe rinumërimin
kur këtë kërkesë ua ka rrëzuar gjykata me vendim të formës së prerë” tha
deputeti demokra Eduard Halimi.



”KQZ-ja është institucion administrative. Sipas Kodit Zgjedhor ai
raporton në Kuvendin e Shqipërisë, të paktën një herë në vit, raporton
në komisione. Për rrjedhojë, ky organ është I detyruar t’I nënshtrohet
kontrollit kushtetues dhe rezultatet e punës së tij nuk janë hermetike”
tha deputetja socialiste Vasilika Hysi.



Maxhoranca ka vënë në dyshim mundësinë e ngritjes së komisionit për aq
kohë sa provat që PS kërkon të shqyrtojë janë ato të shqyrtuara më parë
nga juridiksioni gjyqësor.



Pasi e ka quajtur hipokrizi nismën ligjore të selisë rozë, deputeti i
LSI-së Nasip Naço, deklaroi se do të votonte pro komisionit vetëm nëse
sekretari i përkiste forcës së tij.



Elona Gjylmi





Azhornuar së fundi ( e hënë , 15 mars 2010 )










< I mëparshmi