Nis me abuzime rruga Elbasan-Berat, ku ende pa filluar punimet jane konstatuar shkelje te ligjit per prokurimet.

Rruga ne fjale, linje e rendesishme kalimi per pjesen tjeter jugore te vendit, kishte nisur fazen e projektimit, per te cilen Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve hapi tenderin per gjetjen e firmes private.

Me 18 dhjetor 2009, zhvillohet procedura e prokurimit publik, me objekt “Studim-projektim rruga Elbasan-Berat” me fond limit 84 646 000 leke, (gati 800 mije dollare), me pjesemarrjen e disa firmave. Dy prej subjekteve private pjesemarrese ne tender me ane te modelit “bashkim aksionesh”, pretendojne se gjate vleresimit te ofertave nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ka pasur parregullsi. Firmat ankuese kane cuar tek Avokati i Prokurimeve nje shkrese me pretendimet mbi tenderin.

Duket se ankesa me prova ka bindur Avokatin e Prokurimeve, i cili ka nisur hetimin administrativ, referuar neneve 14 dhe 70 te ligjit “Per prokurimin publik”. Rruga Elbasan-Berat eshte diskutuar shume nga Kryeministri, i cili gjate perurimit te nje projekti prane zones, e ka cilesuar aksin te domosdoshem per “Korridorin e jugut”. Aktualisht, ecet me linjen Elbasan-Kucove, nje rruge ne kushte teper te veshtira, e mandej, per ne Berat, dicka me mire se e para. Pas konkretizimit te projektit Tirane-Elbasan, qeveria po shikon mundesine e vijimit deri ne Tepelene.