polisRedaksia e gazetës "Adimlar" në kryeqytetin turk të Stambollit është sulmuar dje me një bombë.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën një gazetar dhe janë plagosur tre të tjerë.

Gazeta është e njohur për qendrimet e saj pro grupimit terrorist ISIS.

Shpërthimi me eksploziv ndodhi dje në hyrje të redaksisë e cila është në katin e tretë të ndërtesës.

Nuk dihet motivi i vendosjes së bombës dhe deri tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit.