Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka mberritur ne Aeroportin e Prishtines ku eshte pritur nga Ministri i Jashtem Skender Hyseni dhe Ambasadori amerikan Christopher Dell. Gjate kesaj vizite nje ditore ne Prishtine Klinton do te takoje drejtuesit me te larte te institucioneve shteterore te Kosoves presidentin ne detyre Jakup Krasniqi dhe kryeministrin Hashim Thaci.






Klinton do te vizitoje edhe Manastirin e Gracanices. Ne axhenden e
sekretares Klinton eshte parashikuar edhe nje takim me organizata te
shoqerise civile dhe te te rinjve. Sekretarja Klinton vjen ne Prishtine
pas takimeve qe ka pasur ne Sarajeve dhe Beograd ne kuader te turit te
saj ballkanik. Ne Beograd kryediplomatja amerikane ka kerkuar nga
presidenti serb Boris Tadiq fillimin e bisedimeve me Kosoven. Ne
Prishtine sekretarja Klinton eshte pritur me nje atmosfere festive me
rruget qe jane zbukuar me parulla dhe flamuj amerikane dhe kosovare.



Juli Prifti