Çështja shumë e përfolur e burkinit në Francë bëri xhiron e botës javën e kaluar pasi policia detyroi një grua që ta hiqte veshjen e saj.

Por ju si do të vepronit në rast se do të ndodhte përpara jush?

Tre aktorë vendosën të bënin një test, me njërin që u shtir si pushues dhe tjetrin si polic, ndërkohë që i treti e filmoi me kamera të fshehtë.

Edhe pse në fillim shumëkush e injoroi skenën, rezultati qe befasues, pasi vetëm zezakët dhe gratë aziatike ndërhynë për ta qortuar sjelljen e policit./Mapo