U zhvillua sot seanca parlamentare per imunitetin e ish-zevendeskryeministrit Ilir Meta per ti dhene keshtu prokurorise mundesi per hetimin e tij. Debate pati mes pozites dhe opozites sidomos lidhur me ndryshimin e rregullores dhe kthimin e parlamentit ne nje institucion te pavarur nga ligji e Kushtetuta. Ne fund u miratua heqja e imunitetit te Metes ndersa pritet nje tjeter seance per imunitetin e ish-ministrit Dritan Prifti.
1149 - I hiqet imuniteti Metes
Ne mbyllje te sences u votua per heqjen e imunitetit te Metes per te cilin pati 128 vota pro dhe 2 kunder.
1141 - Meta Me bllok ne dore per hallet tuaja
shte rikthyer pas nje nderprerjeje disaminuteshe seanca ne sallen e Kuvendit. Fjalen e mori ish-zv.kryeministri Ilir Meta. Ne fjalen e tij Meta riperseriti shqetesimin e tij ne lidhje me punen e institucionit te akuzes.
Shqetesimi im ne raport me Prokurorine lidhet me faktin se pas nje muaji edhe kur kreu i PS-se ka dale garant per videon Prokuroria vjen me nje kerkese qe mund te kishte ardhur qe diten e pare pas transmetimit te videos.
Sipas Metes Prokuroria eshte me vonese per shkak te debateve qe e kane shoqeruar punen e saj dhe per shkak te instrumentalizimit politik te saj per te frymezuar dhune
Gjate fjales se tij Meta pranoi se eshte e vertete qe jam filmuar me bllok ne dore. Mbaja shenim hallet dhe problemet qe kishit ju.
Ai theksoi se do te shkoje ne Prokurori jo thjesht per videon por per ceshtjen e 21 janarit sepse nga montimi i saj nisi gjithcka dhe per kete kryetari i PS-se do te mbaje pergjegjesi.
1120 - Berisha Tete vjet qe flas ne emer te procedures
Ne vijim fjalen e mori kryeministri Berisha i cili akuzoi opoziten per bllokim te seancave parlamentare dhe theksoi se ajo nuk mund ta beje me kete pasi ligji nuk do ta lejoje me nje gje te tille.
Do te garantoj shqiptaret se Kushtetuta dhe vetem ajo do te rregulloje marredheniet ne kete vend mes individeve si dhe ato mes institucioneve. Berisha nenvizoi se Parlamenti do te vijoje te funksionoje pavareshit sjelljes se opozites.
Ju mund te perdorni grushta shkelma por ky parlament do te funksionoje sic do sovrani tha kreu i qeverise. Berisha vijoi me shifrat e bera te ditura edhe me pare prej tij ne lidhje me protestat e opozites ne vite dhe respektimin e tyre nga ana e shtetit .
Garantoj se ligji dhe Kushtetuta do te veprojne me force ndaj cdo dhunimi kercenimi te rendit kushtetues dhe institucioneve kushtetuese. Ne nuk bejme rregullore per te kufizuar fjalen tuaj. Tete vjet jam detyruar une te flas ne Parlament vetem ne emer te procedures. Neni qe percakton nje ore debate nuk do te preket.
Meqenese ju keni abuzuar duke bllokuar Parlamentin ne emer te atij neni kjo nuk mund te ndodhe me. Ligji do te sundoje ne kete tempull dhe cdo rruge e shesh te ketij vendi nenvizoi Berisha.
1055 - Patozi Mazhoranca e gjitha pa imunitet prej 6 vitesh
Topalli i dha fjalen deputetit te PD-se Astrit Patozi i cili e cilesoi fjalimin e Dokles si te palidhje me seancen. Ne si mazhorance nuk ia njohim vetes imunitetin prej 6 vitesh dhe ky vullnet duhet te materializohet.
Meta qe ne castin kur video u publikua coi te kryetarja e Kuvendit kerkesen per heqjen e imunitetit. Kerkuam thirrjen e seances per te mos zvarritur procesin. Procedura eshte bere te mbroje deputetin dhe ai te kete kohe te pergatitet por kur ai heq dore vete pse duhet te zvarritet tha Patozi.
1030 - Dokle Mazhoranca po zhvlereson Kushtetuten
Nis seanca parlamentare ne te cilen diskutohet ne lidhje me heqjen e imunitetit te Ilir Metes dhe nismen e Partise demokratike per te kufizuar imunitetin e deputetit.
Pas hapjes se seances Topalli ia dha fjalen deputetit te PS-se Namik Dokle. Ne fjalen e tij Dokle e quajti seancen nje atentat kunder parlamentarizmit. Kjo do te thote se tani e tutje ne Shqiperi nuk ka vlere Kushtetuta dhe ligji. Kete e tregon menyra se si u organizua kjo seance. Qeveria kerkon te vendose diktat mbi opoziten.
Sot ju po shkelni rregulloren sic keni bere edhe here te tjera. Ju doni ta nenshtroni opoziten ti mohoni lirine e fjales. Mblodhet Keshillin e Rregullores Konferencen e Kryetareve dhe erdhet me corben tuaj antidemokratike
Dokle u shpreh se deputetet e Partise Socialiste jane per heqjen e imuniteteve atyre qe u takon. Ai citoi nenin 118 i cili ka qartesisht hapat qe ndermerren ne kete rast.
Pse e beni vetem per njerin nga deputetet qe kerkon prokuroria Po beni lojen e te ndershmit. Sapo erdhi kerkesa per imunitetin ju sillni nismen antikushtetuese per kufizim imuniteti. Keshtu bete edhe ne rastin e Lulzim Bashes. Ja ku e keni ministrin me imunitet shendoshe si molla nga jashte e te korruptuar nga brenda. Nuk mund te barazohen deputetet e ndershem me ata qe u kerkohet imuniteti.
Dokle nuk pati mundesi ta vijonte fjalen e tij pasi kryetarja e Kuvendit i nderpreu fjalen ne perfundim te kohes. Ai vijoi te fliste nga foltorja edhe pse pa mikrofon ndersa Topalli vijoi me kercenimet se do te mbledhe Byrone parlamentare menjehere pas seances per te gjykuar mbi sjelljen e Dokles.
Redaksia Online