Duke degjuar nga televizori deklarimin tuaj zotit Malltezi se Muzeut Historik nuk i duhen reliket e Enverit u ndjeva ngushte. U ndjeva ngushte pasi nuk e prisja nje pohim te tille nga goja e nje historiani.





Se nje historian e kupton me mire se kushdo tjeter rendesine e objekteve muzeore dhe ju si drejtor muzeu e keni pjese te detyres suaj te qemtoni te mblidhni te konservoni dhe te ekspozoni objektet me vlera historike.





Dhe me vlere historike nuk jane vetem objektet etnografike po edhe ato qe u perkasin personave historike heronjve burrave te shtetit shkrimtareve artisteve te medhenj etj. Kur themi burra shteti ketu nuk mund te behet dallimi burre i mire apo burre i keq.





Nuk mund te behet dallimi sepse me keta lidhen periudha te caktuara historike pa te cilat historia e nje vendi do te ishte e manget.





Po ju sjell ne kujtese nje nga shembujt se si i ruan bota objektet historike. Kedo qe shkon ne Pekin kinezet nuk e lene te ike pa vizituar dy objektet historike qe jane krenaria e Kines Murin e Madh dhe qytetin e nendheshem te perandoreve.





Keta perandore kane qene jo vetem mizore po edhe kanibale. Viktimen e radhes qe kishin vendosur ta zhduknin ata e ftonin per darke dhe i shtronin per te ngrene melci njeriu .





Ne fund te gostise ata i tregonin viktimes se kishte ngrene melcite e filanit nje viktime e meparshme e perandorit dhe keshtu do ti hante edhe melcite e tij ai qe do te kishte radhen.





Megjithate udheheqjes komuniste kineze nuk i shkoi ne mend ti zhdukte varret e tyre qe u zbuluan rastesisht po investoi duke i kthyer keto varreza te nendheshme ne nje nga vendet me te vizituara te Pekinit.





Po ti zhduknin ato komunistet kineze do ta kishin bere me pak te besueshme historine 4-mijevjecare te shtetit kinez per vizitorin apo qytetarin e thjeshte qe nuk kane kohe te hapin librat e vellimshem te historise se ketij vendi. Sepse monumentet mbeshtetin e konkretizojne ato qe thone dokumentet deshmite e te cilave do te ishin te mangeta pa objektet historike perkatese.





Per te ardhur nga Kina ne realitetin shqiptar ne krenohemi me kalane dhe uren e varur te Tepelenes me kalane dhe kullat e doganes te Butrintit etj. te ndertuara nga Ali Pashe Tepelena te cilat jane shpallur monumente kulture dhe mbrohen me ligj megjithese Aliu qe nje feudal i njohur per mizorine e tij.





Po keshtu nuk mund te hedhim ne ere objektet e mbetura nga periudha e komunizmit sepse ato jane deshmi e nje periudhe d.m.th. nje pjese prej tyre vec vlerave utilitare kane marre edhe vlera historike.





Duke germuar ne kujtese po sjell nje deshmi te asaj se si i gjykojne bota marrezite tona.





Aty nga fillimi i viteve 80 te shekullit qe lame pas ne Shqiperi pat ardhur nje historian suedez qe merrej me historine e Ballkanit. Sikurse ishte rregull ne ato kohe e shoqeruan dy profesore nje historian pedagog ne Universitetin Shteteror te Tiranes dhe nje gjuhetar i cili luante rolin e perkthyesit.





Gjate vizites ne Muzeun Historik Kombetar kur mberriten te stenda e periudhes midis dy Lufterave suedezi iu drejtua historianit duke i thene se gjate kesaj periudhe ne krye te vendit ka qene mbreti Zog por ketu nuk ka asnje fotografi te tij.





Historiani qe ishte i politizuar sikunder per fat te keq jeni edhe ju iu pergjigj se nuk jane vene fotografi te tij pasi mbreti kishte qene satrap se e kishte shitur Shqiperine etj.





Suedezi pasi i degjoi shpjegimet e profesorit i tha se Suedia kishte nje histori 500-vjecare mbreterish me mbreter te mire te keqij e shume te keqij megjithate te gjithe kishin vendin e tyre ne historine e vendit dhe ne muze. Fshirja e emrave te te keqijve do te linte golle ne historine e Suedise.





Pohimi juaj i dashur mik ngjan si dy pika uji me pohimin e profesorit tend te politizuar po ashtu qendrimi juaj dhe i forces politike se ciles i perkisni ndaj historise jane identike me ato te periudhes qe mendojme se e kemi lene pas. Qendrimet e politizuara ngjajne me njera-tjetren pavaresisht nga nderrimi i sistemeve.





Me keqardhje verejme se revanshizmit komunist te kohes se Enver Hoxhes kundrejt Ahmet Zogut ia ka zene vendin revanshizmi demokratik kunder Enver Hoxhes i politikaneve qe qeverisin sot vendin.





Si Ahmet Zogu edhe Enver Hoxha ishin sundimtare absolute qe shuan me dhune te eger cdo ze kunder duke e falimentuar dy here vendin Zogu duke ia dorezuar Shqiperine pa cak pa bam Musolinit kurse Enver Hoxha duke i varferuar skajshmerisht dhe duke i detyruar te nisnin eksodet biblike qe tronditen boten.





Por edhe pse sundimtaret tane e kane falimentuar vendin per te saten here gjate ketyre 100 vjeteve te jetes sone kombetare ata mbeten dhe do te mbeten pjese e historise sone kombetare.





Do te kaloje edhe shume kohe derisa vendi yne vend i bajraktareve dhe i kapedaneve te ndertoje nje demokraci perendimore. Duket se jemi te detyruar ti kalojme edhe pse ne menyre te pershpejtuar te gjitha ato faza qe i eshte dashur te kaloje botes se qyteteruar per te arritur aty ku eshte sot.





Por nuk mund ti fshijme fazat e keqija nga historia. Historia e monarkive dhe e diktaturave eshte e tille qe cdo epoke lidhet me emrin e sundimtarit. Po ti fshijme nga muzete mbretin dhe diktatorin do te thote te fshijme nga historia e shkurter e shtetit tone kombetar me shume se gjysmen e saj.





Dhe po te shkohet me kete logjike revanshi e perjashtimi edhe me tej do te shuajme edhe keta 20 vjet te tranzicionit. Pikerisht si rrjedhim i ketyre mendesive perjashtuese te epokes komuniste ne nuk kemi sot ne Tirane as monument e as muze te Zogut. Pra as revanshizmi i sotem as ndonje revanshizem i mevonshem nuk i sjellin ndonje dobi kultures sone te varfer po vetem e varferojne dhe me shume ate.





Ju duhet ti grumbulloni ato objekte historike para se te shiten e te ikin jashte. Madje do te ishte ne nderin tuaj si historian te propozonit dhe te bindnit qeveritaret qe edhe Piramida se ciles i eshte vene syri per ta prishur te kthehej ne nje muze te sundimtareve te Shqiperise duke filluar nga Pirroja Teuta e Agroni te Ali Pashe Tepelena e Bushatllinjte e deri te Ismail Qemali Ahmet Zogu Enver Hoxha e Sali Berisha si personi qe ka qendruar me gjate ne pushtet keta 20 vjet.





Keshtu ju do ti benit nje sherbim te madh vendit dhe emri juaj do te mbetej i nderuar si emer i nje intelektuali te emancipuar e nuk do te futej ne listen e nepunesve te rendomte qe mendojne me xhepin dhe jo me koken e tyre.





Me respekt te thelle.





Prof. Dr. Rami Memushaj eshte lektor ne Departamentin e Gjuhes Shqipe te Fakultetit te Historise dhe te Filologjise se Universitetit te Tiranes