HOLANDE- Sot në Holandë është festuar nga gjithë gazetat dhe televizionet “Dita e lajmit të mirë”. Vetëm në Holandë ekziston kjo traditë prej 3 vitesh por pritet të shndërrohet në një traditë ndërkombëtare në vitin 2010. në fakt janë dakord se një lajm i mirë nuk mund të quhet lajm për të hapur edicionet apo gazetat, por në 6 nëntor gjithë mediat holandeze janë hapur me lajmet e mira. Rreth 20 kanale televizive, agjenci lajmesh, gazeta, faqe interneti apo radio kanë marrë pjesë në këtë festë duke ofruar sa më shumë lajme të mira.
Referuar një studimi, 80% e holandezëve duan të dëgjojnë në media lajme pozitive dhe jo negative. Organizatori i kësaj dite u shpreh “Shumë njerëz thonë se lajmet e mira janë të papërfillshme krahasuar me lajmet e rënda cdo ditë, ndaj vlen një ditë që të balancojë gjithë lajmet e tjera”.
Megjithatë jo të gjithë e kanë respektuar këtë ditë. Disa përgjegjës mediash thonë se është detyrim ndaj pubikut ti thuash se cfarë ka ndodhur sot në botë, të cilat për fat të keq nuk janë lajme të mira.
Organizatori i kësaj dite thotë se do të bëjë një fushtë të madhe që 6 nëntori 2010 të jetë dita globale e lajmit të mirë.
(e.n/news24/BalkanWeb)