Presidenti i Francës, Fransua Holond deklaroi se Parisi është sot "kryeqyteti i botës".

Mbi një milion njerëz janë mbledhur sot në Paris, për një marshim historik kundër ekstremizmit.
"I gjithë vendi do të ngrihet në këmbë", u ka thënë Holond ministrave.

Parisi është tronditur këtë javë nga disa sulme terroriste. Terroristët kanë sulmuar javoren satirike franceze "Charlie Hebdo", duke vrarë 12 njerëz.

Ata kanë vrarë po ashtu një police franceze, si dhe katër pengje në një dyqan hebre.

/Start/