Në  hollin kryesor te Universitetit të  Arteve u mbajten homazhet në nder të piktorit të popullit dhe skenografit të shquar Agim Zajmi i cili u nda nga jeta në moshën 77 vjecare. 


Bashkemoshatari Muntaz Dhrami  vlerson talentin e spikatur si piktor  të Zajmit që në lice dhe më pas në akademin e “Shën Peterburgut”.


Mihail Luarasi kujton bashkëpunimin e parë me Zajmin sapo u kthye nga Leningradi. Bëhet fjalë për  realizimin e operas “Karmen”.

Arti i Agim Zajmi u degëzua në dy dimensione fillimisht një vend të vecantë ze piktura dhe më pas ai vuri themelet e skenografisë dhe kostumografisë moderne shqiptare. Breza të tërë skenografësh e kostumografësh dolen nga duart e artistit i cili nuk  rron më.

Krijmtaria e Agim Zajmit shtrihet në një hapsirë kohore 40 vjecare me me tepër se 250 realizimi skenografike në teatrot e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë  dhe me rreth 3000 kostume.  37 vepra në picture ku si kryevepër e tij njohet “Fushëkosova”, skenografi dhe kostomugrafi janë pjesë e fondit të Galerisë kombëtare të arteve. Por krijimet e tij ne skenografi jane pjese e Tetarit Kombetar,  Teatrit te Operas dhe Universitetit të Arteve.