KORCE-
HOMAZHET GREKE NE BOBOSHTICE DIGJEN KURORAT E OMONIAS
ORA 1430-Nuk ka kaluar shume kohe nga homazhet qe u bene ne Memorialin e ushtarit grek ne Boboshtice me rastin e Festes se Clirimit te Greqise kur mesohet se zjarri perfshiu kurorat e vendosura aty.
TVNees24 ben te ditur se kurorat e vendosura sot nga OMONIA Konsullata greke dhe dhjetra vizitore qe mberriten me autobusa nga Greqia jane djegur nga persona ende te panjohur. Mesohet se policia ka nsiur hetimet rreth rastit.

Festa e Clirimit te Greqise homazhet behen ne Boboshtice
Festa e Clirimit te Greqise u perkujtua paraditen e sotme ne varret 200 vjecare te Boboshtices. Homazhet zhvillohen pak dite pas debateve per ceshtjen e zhvarrimeve ne varrezat e Boboshtices per ngritjen e Memorialit per nderimin e ushtareve greke te vrare ne kete zone.

Me nje cermoni fetare ne nderim te ushtareve greke te rene ne luften italo-greke ne vitin 1940 Konsullata greke ne Korce OMONIA dhe qindra vizitore kane mberritur nga shteti grek me autobuse ku kane zhvilluar homazhe dhe kane vendosur kurora e buqeta me lule prane Memorialit i ndertuar ne kujtim te nje ushtari grek. Me kete rast u mbajt nje meshe ne manastirin e Shen Merise brenda territorit te se ciles ndodhet edhe kjo varreze.

Homazhet qe zhvilluan vizitoret greke kane ardhur pas debateve dhe reagimeve te diteve te fundit mbi nderhyrjet e paligjshme ne varret e vendasve.
Ne vendin ku eshte ngritur memoriali nje muaj me pare jane kryer punime me beton duke demtuar varrezat dhe duke bere qe mjaft eshtra te dalin ne siperfaqe. Para kesaj feste perkujtimore banoret e boboshtices kane kundeshtuar keto punime ku varret e te pareve te tyre rrezikojne te zhduken.
Nderkaq Komuna Drenove nga ana e saj thote se nuk ka dhene asnje leje ndertimi per betonimin e nje pjese te varrezes dhe kerkon urgjentisht prishjen e saj. Por nga ana e Konsullates greke dhe organizates OMONIAnuk jane marre parasysh keto reagime perkundrazi homazhet e sivjetshme ne varrezat e Boboshtices kane qene me pjesmarres me te shumte ne numer.

d.b/NEWS24/BalkanWeb
Lidhje te tjera Zhvarrime per kryqin PDU Akt makaber shteti te veproje VIDEO Festa e Clirimit te Greqise homazhet behen ne Boboshtice FOTO Festa e Clirimit te Greqise homazhet behen ne Boboshtice