Personalitetet e larta të shtetit shqiptar zhvilluan paraditen e sotme, në Ditën e Dëshmorëve, homazhet në nderim të atyre që dhanë jetën për Atdheun.



Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami vendosën kurora me lule në memorialin “Nëna Shqipëri”. Duke folur për mediat, kryeministri Berisha theksoi se “sakrifica sublime e këtyre burrave dhe grave bëri që Shqipëria sot të jetë anëtare e NATO-s, të jetë një vend që ecën në rrugën e integrimit europian dhe që shqiptarët të shfrytëzojnë lirinë për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë”. Ndryshe nga vitet e shkuara, e majta nderoi të rënët e kombit e bashkuar. Edi Rama dhe Ilir Meta, pasuar nga figurat më të larta të PS-së dhe LSI-së kryen homazhet e rastit.