Sulmuesi i Ajaxit, Klaas-Jan Huntelaar, tashmë është futbollist i Real Madridit, ka bërë të ditur ueb-faqja zyrtare e klubit holandez. Drejtuesit e dy ekipeve kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit holandez, që do të dërgojë në arkën e Ajaxit plot 20 milionë euro. Huntelaar zyrtarisht do të prezantohet si futbollist i Realit në muajin janar, kur do ta zëvendësojë bashkëvendësin e tij të lënduar Ruud Van Nistelrooy, i cili do të jetë jashtë fushe deri në fund të sezonit.
Holandezi do të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare me Real Madridin, dhe do të mbetet tek kampioni spanjoll deri në vitin 2013. Huntelaar erdhi në Ajax nga Herenveen në janar të vitit 2005 dhe shënoi 76 gola në 92 ndeshje. Sulmusi ka shënuar edhe 10 gola nga 18 paraqitje me kombëtaren e Holandës.