Ministri i Punёve tё Jashtme Skender Hyseni, ёshtё pritur tё hёnёn nё selinё e Ligёs sё Shteteve Arabe nё Kajro nga Sekretari i Pёrgjithshёm i kёsaj organizate, Amr Moussa.

“Nё takimin shumё miqёsor dhe pёrmbajtёsor, i cili ka zgjatur rreth dy orё, ministri Hyseni dhe Sekretari Moussa kanё folur gjerёsisht pёr zhvillimet nё dhe rreth Kosovёs, duke u pёrqendruar veçanёrisht te procesi i njohjes sё Republikёs sё Kosovёs nga shtetet e Ligёs Arabe”, thuhet në një njoftim të MPJ’së.

Ministri Hyseni i ka thёnё bashkёbiseduesdit tё tij se Kosova po bёn pёrparim tё pёrditshёm dhe ka arritur rezultate tё shumta nё fusha tё ndryshme.

“Kosova tashmё ka pёrmbyllur procesin e konsolidimit tё institucioneve tё saj, sё fundmi ka organizuar zgjedhje tё suksesshme komunale, me pjesёmarrjen e tё gjitha komuniteteve, pavarёsisht presionit tё Serbisё pёr tё parandaluar pjesёmarrjen e komunitetit serb nё zgjedhje dhe nё ndёrtimin e institucioneve”, ka thënë Hyseni.

“Kosova ka ndёrtuar marrёdhёnie tё shkёlqyera jo vetёm me shtetet qё e kanё njohur formalisht Republikёn e Kosovёs, por edhe me shtete qё ende nuk e kanё njohur atё. Sidoqoftё, njohjet vazhdojnё tё mbeten njëri prej prioriteteve kryesore tё shtetit tё ri tё Kosovёs”, theksoi Hyseni.

Nё kёtё kontekst, ministri Hyseni ka theksuar rёndёsinё e madhe qё pёr Kosovёn kanё njohjet nga shtetet e Ligёs Arabe, por edhe shtetet e Organizatёs sё Konferencёs Islamike.

Nё takimin në fjalë, ministri Hyseni ёshtё angazhuar pёr krijimin e njё komunikimi tё ngushtё dhe sistematik me Ligёn Arabe dhe me shtetet anёtare të saj, çka edhe do tё ishte nё interesin e tё gjitha palёve. Në të njëjtën kohë, ministri Hyseni i ka shprehur sekretarit të përgjithshëm të Ligës së Shteteve Arabe, gatishmёrinё qё tё marrё pjesё nё samitet e Ligёs Arabe.

Për ministrin Hyseni pavarёsia e Kosovёs pёrfundimisht e ka stabilizuar Ballkanin, sidomos pas shpёrbёrjes sё dhunshme dhe jo-konsensuale tё Jugosllavisё, entitet konstitutiv i sё cilёs ka qenё edhe Kosova. Nё kёtё rrafsh, ministri Hyseni ka rikujtuar shkaqet e shkatёrrimit tё Jugosllavisё, dhe ka folur veçanёrisht pёr rolin e regjimit serb, si shkaktar i luftёrave dhe tragjedive qё kanё ndodhur nё territorin e ish-Jugosllavisё, dhe pёr mёnyrat se si, historikisht, ёshtё trajtuar populli i Kosovёs.

Nga ana e tij, Sekretari i Pёrgjithshёm i Ligёs sё Shteteve Arabe, Amr Moussa, ka shprehur kёnaqёsinё qё ka pasur mundёsi tё presё Ministrin Hyseni nё Kajro dhe e ka pёrgёzuar atë pёr arritjet e Kosovёs, sidomos nё planin e njohjeve. Ai ka thёnё se Kosova tashmё ka lёvizur nё drejtimin e duhur.

Sa i pёrket pjesёmarrjes sё ministrit Hyseni nё takimet e Ligёs sё Shteteve Arabe, Sekretari Moussa e ka siguruar Ministrin se do tё shohё se nё çfarё rrethana mund tё realizohet kjo pjesëmarrje.
Gjatё qёndrimit nё Kajro, Ministri ka zhvilluar edhe njё seri takimesh me pёrfaqёsues dhe zyrtarё tjerё tё Ligёs sё Shteteve Arabe.