Transferi më i shtrenjtë në historinë e Borusia Dortmundit, armeni Henrikh Mikhtaryan ka shkëlqyer që në ndeshjen e parë për skuadrën gjermane.
Lojtari 25 milionësh i transferuar 2 ditë më parë, shënoi 1 gol dhe bëri një asist në debutim. Dortmund fitoi miqësoren me Baselin me rezultat 3 me 1.
Ishte minuta e 25 e ndeshjes momenti kur Mikhtaryan shënoi gol. Ylli armen asistoi poashtu në golin e Marco Reus.