Statistika: Ramiz Krasniqi nuk ka pësuar asnjëherë humbje në stadiumin e qytetit!




Krasniqi ka 82 paraqitje me Prishtinën si trajner, ka fituar një Kupë dhe ka luajtur në një finale tjetër të humbur.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Prishtinë, 21 prill – Si radhë herë ndonjë trajner në histori, Ramiz Krasniqi nga 48 ndeshje sa ka zhvilluar në Prishtinë në ndeshje kampionale, ka pësuar vetëm dy humbje, të cilat nuk i ka udhëhequr në rrethana jo të zakonshme.




Asnjë humbje në Prishtinë!




Humbjen e parë e ka pësuar në shtëpi nën udhëheqjen sëbashku me trajnerin Arbnor Morina, në edicionin 2001/02 duke pësuar në Prishtinë nga Liria e Prizrenit 1:2, ndërkohë klubin kishin udhëhequr pas ndërrimit të trajnerit Medin Zhega dhe ardhjes së Ajet Shoshollit.




Humbjen e dytë Krasniqi me Prishtinën në stadiumin e qytetit e ka pësuar nën rrethana të çuditshme dhe të jashtëzakonshme. Në edicionin 2008/09, stinori vjeshtor, skuadra e parë kishte bojkotuar ndeshjen, kurse në fushë ishte paraqitur skuadra juniore U-19 e prirë nga Ramiz Krasniqi dhe ishte dal e humbur nga ekipi i parë i Drenicës – 1:3.




Ramiz Krasniqi e ka të fituar Kupën e Kosovës me Prishtinën kundër Drenicës pas penalltive (1:1) në edicionin 2005/06, kur kishte zëvendësuar trajnerin, Fadil Muriqi.




Njëra prej humbjeve më të hidhura të Krasniqit me Prishtinën ishte finalja e Kupës së Kosovës në stadiumin e qytetit kundër Besës (1:2) në edicionin 2010/11, por fusha e Prishtinës në finale të Kupës njihet si neutrale.




Ramiz Krasniqi ka udhëhequr Prishtinën në 82 ndeshje kampionale, prej tyre 8 ndeshje i ka të udhëhequra sëbashku me trajnerin Arbnor Morina dhe një ndeshje të udhëhequr me 19-vjeçar në gara kampionale të Superligës.




Nga 82 ndeshje, ka 48 fitore, 17 barazime dhe 17 humbje me goldallim 131:71.




Duke mos llogaritur ndeshjet e udhëhequra sëbashku me Arbnor Morinën dhe ndeshjen me junior në humbjen kundër Drenicës, Ramiz Krasniqi nuk e ka pësuar asnjëherë asnjë humbje në stadiumin e qytetit dhe është i vetmi që mban këtë rekord në klubin e Prishtinës – statistika këto të nxjerra nga katër trajnerë më jetë gjatë pas luftës (Ajet Shosholli, Jusuf Tortoshi, Afrim Tovërlani dhe Ramiz Krasniqi).




Përveç dy humbjeve të lartcekura, Krasniqi në Prishtinë ka barazuar vetëm në 4 ndeshje, prej tyre 3 i ka që ka udhëhequr i vetëm si shef i shtabit teknik dhe 41 fitore.




Biografia si futbollist




Ramiz Krasniqi ka lindur më 01.04.1958 i lindur në Novi Pazar dhe i rritur në Prishtinë. I martuar dhe ka katër fëmijë, dy vajza e dy djem.




Me futboll ka filluar në moshën 12-vjeçare në ish-skuadrën “Pionieri” të Prishtinës. Si junior në vitin 1978 (14 vjeç) kalon në skuadrën e Flamurtarit të Prishtinës ku edhe kalitet si futbollist.




Në vitin 1978 luan për skuadrën e KXEK (tani KEK-u) në Ligën e parë krahinore ku nga viti 1979 nënshkruan kontratë profesionale me Partizanin e Beogradit, por huazohet te skuadra e Radniçki Paraqinit (Serbi) – skuadër me të cilën afirmohet dhe nga viti 1980 vije në KF Prishtina me çka promovohet në Ligën e parë federative dhe arrin sukseset më të mëdha në karrierë. Me Prishtinën është i lidhur deri në vitin 1987 (gjatë kësaj kohe kishte edhe gjashtë muaj të arta si i huazuar me skuadrën e Novi Pazarit).




Në vitin 1988 luan për skuadrën e KNI Ramiz Sadikut të Prishtinës në Ligën e parë krahinore duke shënuar numër enorm golash. Në vitin 1989 dhe deri në pensionim – 1992 paraqitet për skuadrën e Flamurtarit me çka e mbyll karrierën si futbollist.




Karriera si trajner




Nga viti 1992 deri më 1996 udhëheq juniorët U-19 të Flamurtarit. Një sezon (1996/97) i prinë skuadrës së parë të Besëlidhjes së Prishtinës. Në sezonin 1997/98 i prinë Flamurtarit.




Nga përfundimi i luftës më 1999 e deri më 2011 Ramiz Krasniqi është trajner në Prishtinë. Së pari fillon me juniorët e Prishtinës në vitin 1999, pastaj ndihmëstrajner i skuadrës së parë deri në edicionin 2005/06 kur për disa ndeshje trashëgon fronin dhe fiton Kupës e Kosovës. Deri në vitin 2010 udhëheq kategoritë e reja në FC Prishtina, kurse në stinorin pranveror të edicionit 2009/10 merr shefin e shtabit teknik. Nga pozita e vështirë në tabelë që ndodhej skuadra, e kishte ngjitur në vendin e dytë. Njëjtë kishte ndodhur duke përfunduar nënkampion i Kosovës në edicionin 2010/11, kurse ishte zëvendësuar në përfundim të stinorit vjeshtor të edicionit 2011/12 deri sa dimëronte në pozitën e parë si kampion vjeshtor.




Pas kësaj, në dy raste Krasniqi udhëheq Feronikelin, e shpëton nga rënia prej Superligës dhe arrin rezultatin më të mirë në histori të klubit modest nga Drenasi duke fituar Kupën e Kosovës për edicionin 2013/14.

Ramiz Krasniqi është ndër trajnerët e parë, mos i pari, që është pajisur dhe licencuar nga UEFA në Sarajevë “A” në vitin 2002.




Kujtime...

Disa nga kujtimet më të shpejta që i bien ndërmend “Mizit” janë:

Bashkëfutbollisti me më mbresa, Mirolub Gjorgjeviq (Radniçki Pirot)

Trajneri nga i cili ka mësuar më së shumti: Ajet Shosholli

Futbollistin të cilin e ka stërvitur dhe ka qenë i jashtëzakonshëm: Debatik Curri me 16 vjet.