ildkpILDKP ka publikuar formularin e deklarimit të pasurive në zbatimin e urdhërit nr 996 datë 16.6.2014 të Inspektorit të Përgjithshëm Për miratimin e formularëve të deklarimit të interesave private, botuar në Fletoren Zyrtare nr 996 datë 16.06.2014.


ILDKP, u është drejtuar autoriteteve përgjegjëse të institucioneve publike, që në zbatim të nenit 21 të ligjit nr. 9049, datë 7.4.2005 Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë, të ndryshuar, me ligjin nr. 9367, dt.7.4.2005,  me ligjin nr. 9475, dt. 9.2.2006, me ligjin nr. 9529, dt. 11.5.2006, ligjin nr. 85/2012, datë 18.09.2012 dhe me ligjin nr.45/2014 datë 24.4.2014, Inspektori i Përgjithshëm ka miratuar  formularët sipas llojeve të deklarimit të interesave private, të përcaktuara në nenet 5/1,7, 7/1 dhe 9, të ligjit nr. 9049, datë 7.4.2005, të ndryshuar, si vijon:


ILDKP, sqaron se të gjithë zyrtarët që mbartin detyrim për deklarim të interesave private, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të ligjit më 11.6.2014, duhet  të plotësojnë formularët e miratuar.


Para plotësimit të deklarimit periodik (deklaratës së pasurisë) :


1- Zyrtarëve që ju lind detyrimi për deklarim të interesave private periodike ( të pasurive) duhet të plotësojnë vetëm formularin e ri, të miratuar nga Inspektori i Përgjithshëm me Urdhër nr 996 datë 16.6.20914. Plotësimi i formularëve të deklarimit të interesave private (të pasurive)  të shfuqizuar, përbën shkelje administrative dhe penalozohet me gjobë deri në 100.000 Lekë.


2- Formularët e deklarimit të interesave private periodike ( pasurive)  duhet të plotësohen vetëm me kompjutër, të printohen dhe të nënshkruhen nga faqja 1-7 nga zyrtari dhe 8-11 nga personi i lidhur  (bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja dhe fëmijët në moshë madhore).


3- Formulari i Deklarimit të Interesave Private nuk do të shoqërohet me dokumenta justifikuese.


4- Subjektet që deklarojnë për herë të parë, nëse kanë gjendje Cash deklarojnë deri 1.500.000 leke. Gjendja Cash mbi këtë shumë të depozitohet në bankë para plotësimit të deklarimit të pasurive.


5- Në personat e lidhur përveç bashkëshortit/es dhe fëmijëve në moshë madhore  mbartin detyrim për deklarim dhe bashkëjetuesi/ja te cilet duhet të njoftohen nga vetë zyrtari që mbart detyrim për deklarim të pasurive.


6- Pjesa e deklaratës nga faqja 8-11 të plotësohet dhe nënshkruhet vetëm nga personat e lidhur: bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja dhe fëmijët madhorë.


a- Nëse kanë pasuri të regjistruar veçmas në emër të tyre do të plotësojnë, faqen nr 8 Autorizimi dhe faqet 9-11 për pasuritë, të ardhurat dhe detyrimet.


b- Nëse nuk kanë pasuri të regjistruar veçmas do të plotësojnë vetëm faqen nr 8 Autorizimi


Nënshkrimi nga faqja 8-11 do të bëhet vetëm nga personi i lidhur bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja dhe fëmjët në moshë madhore,  por në asnjë rast nga vetë zyrtari.


Nëse personi i lidhur jeton jashtë vendit duhet ta plotësojë vetë pjesën e deklaratës nga faqja 8-11 me kompjuter, ta printojë, ta nënshkruajë dhe ta nisë me postë në adresë të zyrtarit.


Zyrtari së bashku me deklarimin e vet të interesave private periodike ( të pasurisë)   e vendos në një zarf dhe e dorëzon në zyrën e Autoritetit Përgjegjës në institucionin ku punon, në afatin ligjor si vijon:


a- Për deklarimin para fillimit të detyrës brenda 30 ditëvë nga data e fillimit të detyrës.


b- Periodik vjetor deri më 31 Mars të vitit në vijim.


c- Pas Largimit nga funksioni jo më vonë se 15 ditë nga data e largimit nga funksioni.