Rrethimi i INUK - Operacioni ka nisur me shembjen e një pjese të rrethimit të kompleksit dhe rrethimit të pishinës, ndërkohë që banorëve u janë dhënë pesë ditë afat të lirojnë banesat


Bashkia e Vlorës - Në shkresën e Shpëtim Gjikës mësohet se është kërkuar bashkëpunim i INUK për ndërhyrje, pasi INUV në Bashkinë e Vlorës nuk ka infrastrukturën e duhur logjistike


Mbrojtësit ligjorë - Veprimet e INUK, për avokatin Maksim Haxhiaj që mbron interesat e pronarëve, investitorëve dhe disa banorëve të pallatit, janë të paligjshme dhe përbëjnë vepër penale


Pallati i Bashës


Dajti: Banorët kanë pesë ditë kohë. Reagojnë avokatët: Nuk po respektohet ligji


INUK ka ndërhyrë pas kërkesë së Shpëtim Gjikës, pasi vendorët nuk kanë infrastrukturë logjistike


Mikel Marsi


Fillon shkaterrimi i pallatit te Bashes (1)

Fillon shkaterrimi i pallatit te Bashes (2)

Fillon shkaterrimi i pallatit te Bashes (3)

Fillon shkaterrimi i pallatit te Bashes (4)


Pa kaluar as 24 orë nga publikimi i vendimit të qeverisë dhe kallëzimi i Tahirit në prokurori, INUK ka nisur shembjen e kompleksin Jon, i njohur si Pallati i Bashës, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Operacioni ka nisur me shembjen e një pjese të rrethimit të kompleksit dhe rrethimit të pishinës, ndërkohë që banorëve u janë dhënë pesë ditë afat të lirojnë banesat. Drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajti, tha për Shqip se veprimet për shembjen e këtij objekti nisën dje për të vazhduar gradualisht, sipas një plani ndërhyrjeje të detajuar.


Nis shembja


Mjetet dhe punonjës të INUK u vendosën dje në territorin përreth këtij objekti, duke nisur me prishjen e pjesëve anësore të tij, platforma prej betoni. Sipas të dhënave, gjithçka nisi që të martën, në kohën kur ministri Tahiri po dërgonte në prokurori dosjen për kompleksin Jon, pasi disa efektivë të FNSH-së janë afruar rreth objektit. Por, dje, që në orët e para të mëngjesit, punonjësit e INUK kanë shkuar te pallati ku dhe kanë bërë rrethimin e tij me forcat policore të Vlorës. Më vonë, ato janë përforcuar nga FNSH-ja dhe Delta Forcë, por ato kanë qenë vetëm vëzhguese të asaj që po ndodhte me prishjen, sepse nuk ka pasur asnjë reagim nga pronarët dhe banorët e objektit.


Fillimisht ka hyrë skrepi, i cili ka nisur prishjen e pishinës dhe më pas ka nisur goditjen për prishjen e një lokali, që shërbente për pije freskuese gjatë sezonit veror. Prishja e lokalit ka vazhduar deri në momentin që skrepi ka pësuar defekt se më pas ka filluar riparimi i tij dhe nuk ka pasur prishje të tjera. Po ashtu, edhe policia rrugore kishte marrë masa për bllokimin e pjesshëm të qarkullimit të rrugës në afërsi të këtij objekti.


Kreu i INUK-ut


Sipas Dajtit, personat që kanë prenotuar apartamente në këtë objekt ishin njoftuar zyrtarisht për largimin e pajisjeve dhe lirimin e hyrjeve. Deri në mesditë, vetëm një prej këtyre banorëve ishte paraqitur për të larguar mobiliet dhe pajisjet e tjera nga apartamenti i tij. Në orët e mesditës, një nga restorantet e pallatit ka filluar të heqë pajisjet e biznesit. Zyhdi Dajti është shprehur se janë lënë afat vetëm pesë ditë për heqjen e pajisjeve brenda banesave dhe lokaleve dhe nuk do të lejohet që të hiqet asnjë gjë tjetër nga pallati, si dyer, dritare ose dhe pjesë të tjera, pasi çdo gjë është e vlerësuar në shumën totale që do të përfitojnë pronarët e pallatit. Shumë nga banorët, të cilët kanë blerë shtëpi në këtë pallat, nuk janë banorë të Vlorës, por shumë prej tyre jetojë jashtë shtetit, ose dhe në Tiranë, dhe për heqjen e pajisjeve brenda banesave të tyre, sipas menaxherit të objektit, mendohet të vijnë sot.


Bashkia e Vlorës


Nga ana tjetër mësohet se kërkesa për ndërhyrjen e INUK është bërë nga vetë kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Në shkresën e Gjikës mësohet se është kërkuar bashkëpunim për ndërhyrje, pasi INUV në Bashkinë e Vlorës nuk ka infrastrukturën logjistike. Në pamundësi të infrastrukturës logjistike kërkojmë ushtrimin e përgjegjësive të INUK-ut, si institucion në vartësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që me infrastrukturën e vet logjistike të ndërhyjë për prishjen e pasurive të paluajtshme, pronë private, objekte, sipas listës bashkëlidhur, miratuar me VKM Nr. 1015, datë 27.11.2013 Për shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, objekte, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare, Ujë i Ftohtë-Tuneli, Bashkia e Vlorës, thuhet në shkresën e Gjikës.


Reagojnë avokatët


Lidhur me vendimin për prishjen e kompleksit Jon, reaguan edhe avokatët, të cilët thanë se në këtë rast janë shkelur të gjitha procedurat ligjore. Ata paralajmëruan ankesën në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Këto veprime të INUK-ut, për avokatin Maksim Haxhiaj që mbron interesat e pronarëve, investitorëve dhe disa banorëve të pallatit, janë të paligjshme dhe përbëjnë vepër penale. Po në të njëjtin mendim është edhe pronarja e një apartamenti në këtë pallat, avokatja Erinda Ballanca, e cila shprehet se IUNK-u nuk mund të ndërhyjë për sa kohë ka një vendim gjykate që ndalon cenimin e pronës. Ajo që ne jemi të shqetësuar sot ka të bëjë me faktin sepse ndërkohë që është marrë ky vendim, jepet edhe një afat 30-ditor. Por, në realitet është vepruar dhe kanë ndërhyrë forcat e INUK-ut, duke injoruar afatin e qytetarëve për të realizuar të drejtën për një përmbushje vullnetare të tërheqjes së materialeve që ndodhen në pronën e tyre. Gjithashtu të mos harrojmë sepse lidhur me këtë objekt dhe pikërisht për moscenimin e së drejtës të ndërhyrjes nga organet e INUK, ka një vendim gjyqësor që ka të bëjë me marrjen e masës provizore, që të pushojë çdo lloj cenimi nga organet e INUK lidhur me ndërhyrjen në këtë objekt. Ne do të ndjekim rrugët tona, pronarët të gjithë së bashku, do t’i drejtohemi Prokurorisë dhe për të ndjekur rrugën ligjore për të vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë cenuar qoftë vendimin gjyqësor, qoftë edhe të drejtën e individit, thanë avokatët.


 



Opozita


Rama-Meta, fajtorë për rritjen e korrupsionit në vend


PD, Bylykbashi: Rama ka urdhëruar INUK për prishjen


bylykbashi-prononcim-jashteAksioni i djeshëm