Instituti arsimor privat ISSAT ka zhvilluar nje takim me ish-presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Rene Van Der Linden. Gjatë fjalës së tij, Linden vlerësoi lart rolin dhe rëndësinë e arsimit privat në ecjen përpara në rrugën e integrimit. Duke iu drejtuar stafit pedagogjik Linden tha se duhet të japin më të mirën e tyre për të kontribuar në rritjen e një brezi sa më të përgatitur për të përballuar jetën dhe sfidat e globalizimit. Linden gjithashtu nuk la pa komentuar edhe zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë por edhe në Europë. Duke iu referuar Shqipërisë Linden tha se jeni në rrugë të mbarë përsa i përket anëtarësimit në BE. Instituti arsimor ISSAT zhvillon aktivitetin e tij në 5 profile që janë studime europiane dhe diplomaci, menazhim biznesi, menaxhim banker, psikologji sociale dhe komunikimi, e drejtë ndërkombëtare, financë- kontabilitet, menaxhim shëndetësor. Në përfundim të studimeve studentët do të paisjen me diplomë MA ISSAT dhe me diplomë MA Ubis, universiteti për studime universitare ndërkombëtare për biznes në gjenevë. Diploma e lëshuar nga ISSAT është e vlefshme dhe konkuruese edhe në Gjenevë.