Në prag të ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror mes Portugalisë dhe Suedisë, mediat sportive i kanë publikuar statistikat personale mes dy protagonistëve të kësaj ndeshje, Ibrahimovicit dhe Ronaldos.


Dy yjet e famshëm të futbollit botëror do të jenë lider të përfaqësueseve të tyre, ndërsa njëri nga ta në fund do të jetë i eliminuar.


Bazuar në statistikat e deritanishme mes tyre, Ibrahimovic ka statistika më të mira. Ibra ka 6 gola të shënuara nga 9 ndeshje të zhvilluara. Ronaldo ka 4 gola në 8 ndeshjet e luajtura për Portugalinë. I


bra ka shënuar gol çdo 135 minuta për ndeshje ndërsa Ronaldo ka shënuar çdo të 190-tën minutë. Ibra ka më shumë goditje në drejtim të portës, ndërsa Ronaldo më shumë goditje jashtë portës.


Saktësia e goditjeve është 56% për Ibrën ndërsa 46.9% për Ronaldon. Ibra i ka 6 asiste, ndaj Ronaldos që ka 2 , por që CR7 ka krijuar më shumë shanse për bashkëlojtarët e tij.


Megjithatë këto statistika mbesin të së shkuarës ndërsa e sotmja mund të ndryshoi gjithçka për të dytë./Indeksonline/