Fondacioni “Ibrahim Kodra” këmbëngulë në përmbushjen e amanetit te fundit të artistit shqiptar me famë botërore.
Jashar Arrëza, përfaqësuesi i nderit i fondacionit tregon testamentin, ku është e shkruar dëshira e fundit e Ibrahim Kodrës.
Jashar Arrëza Përfaqësuesi i nderit i fondacionit “Ibrahim Kodra”: Në testament Ibrahim Kodra përjashton çdo lloj të afërmi, kushëriri, (të afërm ose të largët) Dhe të drejtën e detyrimin për trashëgiminë e tij ia ka lënë fondacionit|
Sipas fondacionit “Ibrahim Kodra” në një linjë me ministrinë e Kulturës, piktori shqiptar, duhet të prehet pranë koloseve të letrave shqipe, ndërkohë që banorët e Ishmit donin të varresohej aty, me qëllim rritjen e numrit të vizitorëve në zonë.
Jashar Arrëza Përfaqësuesi i nderit i fondacionit “Ibrahim Kodra”: Nuk e di ku është lënë ky amaneti të varroset në Ishëm. Unë nuk e di. Di që është për tu varrosur në Shqipëri, aty ku prehen eshtrat e vëllezërve Frashër dhe Faik Konicës. Vendi Kondrës me shumë meritë është atje. Përmirësimi I imazhit të Kodrës është shumë më I madh atje sesa ku ndodhet tani.
Ministria e Kulturës në 12 shkurt do të organizojë ceremoninë e rivarrimit të Ibrahim Kodrës në kodrat e liqenit artificial në Tiranë, aty ku prehen eshtrat e Faik Konicës dhe vëllezërve Frashëri.

Ne foto: Jashar Arra
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter