Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, raportohet se synon të sjellë ish-lojtarin e Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, në Santiago Bernabeu.


El Mundo Deportivo shkruan se trajneri portugez është duke nxitur negociatat me suedezin dhe dëshiron ta sjellë lojtarin e Milanit sërish në Spanjë gjatë verës.


Mourinho është i bindur se Ibra është sulmuesi i qendrës i cili mund të nxjerrë më të mirën nga sistemi i tij i lojës siç bëri Didier Drogba tek Chelsea.


Bllokimi më i madh në këtë drejtim është Kaka, pasi Mourinho dëshiron ta shkëmbejë brazilianin me Ibran. Megjithatë, mesfushori ka edhe oferta tjera dhe kampi i tij më shumë do të preferonte një lëvizje në Angli nëse ai do të duhej të largohej nga Madridi.


Chelsea dhe Manchester City raportohet se janë në mesin e klubeve të interesuara për ish-lojtarin më të mirë në botë.