Në orët e para të ditës së martë ka përfunduar edhe procesi i identifikimit të 13 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Himarë.



Dy  prej 11 viktimave që gjendeshin në morgun e qytetit të Vlorës janë: Pëllumb Çela, shoferi i autobusit dhe Armand Aga, i fejuari i një prej studenteve.

Në morgun e spitalit të qytetit të Vlorës rezultojnë të vdekura edhe studentet: Juliana Tole, Elsa Daka, Denisa Guzi, Ermira Mano, Aurora Molla, Lindita Kabashi, Juljana Debinja, Fabjola Shehu dhe Erjola Xhoi.

Ndërkohë dy prej viktimave Dorina Stafa dhe Eranda Baloshi, ndërruan jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Sipas të dhënave të para identifikimi u bë prej familjarëve të viktimave, ndërsa personeli i spitaleve përkatëse përshpejtoi procedurat për t’u dhënë mundësi të afërmëve të vazhdonin me ceremoninë funebër.   Aksidenti Himarë
Ankth në Universitetin e Elbasanit
Aksidenti tragjik, ngushëllime nga Prishtina

Aksidenti, Topi: I gjithe shteti në këmbë