Në vitin 1975, shefi i saj, drejtori i gazetës Europeo, i kërkoi Fallacit një shkrim mbi abortin. Gazetarja u kthye pas gjashtë muajsh me tekstin e librit Letër një fëmije që nuk u lind kurrë. Shefi nuk ia fali mosbindjen, bota fitoi një nga tekstet më të drejtpërdrejtë mbi gruan, dashurinë dhe jetën.


Sot, kur bota vazhdon të jete po aq e pasigurtë, dhe ligësia vazhdon të qëndrojë si bishe, gati për të të shqyer, dilema mbi ekzistencën vazhdon të jetë e njëjtë. Teksti i Fallacit, shndërrohet në tekstin e çdo gruaje, me pikëpyetjet e saj. E mbase ngre një tjetër pikëpyetje Të sjellësh në jetë një fëmijë është detyrë, apo e drejtë morale?. Ndonëse gjithë jeta nuk vdes…


Ndihem e çorientuar. Unë nuk jetoj me babanë tënd. E nëse do ta dish nuk me vjen keq fare. Ndonëse rri shpesh e shoh atë derën aty, nga e cila iku sikur nuk kishim për ti thënë asgjë njëri -tjetrit. Një grua, me pikëpyetje e dilema, bashkëbisedon me krijesën e saj, duke zbuluar kështu, të vërtetat më të mëdha mbi dashurinë, dhimbjen, e jetën. Teksti i Fallaci-t shndërrohet me tekstin e çdo gruaje.


Akorja Ina Gjonçi do ta sjellë këtë vepër të Oriana Fallacit, në skenën e Teatrit Eksperimental, më datat 19-20 janar në sallën Goethe, ora 19.00. Është hera e parë që kjo vepër dramatizohet për skenën shqiptare. Me një tekst të fortë, kjo vepër është një pamflet për raportet njerëzore dhe dashurinë.


16 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)