Nga Express më 28 korrik 2011 në ora 17:40

Ushtari mbretëror i Uellsit, Barry John (37), ka hapur një ekspozitë me piktura të inspiruara nga konfliktet, gjenocidi dhe gejshat.



Prejse i është bashkuar Armatës së Mbretërisë së Bashkuar, në moshën 16-vjeçare, rreshteri John, nga Neyland, në Pembrokeshire, ka shërbyer në Izrael, Kosovë dhe në Irlandën Veiore. Ai ka përdorur talentin e tij për krijimin e pikturave që për temë kanë konfliktet, dëshmitar i të cilave ka qenë gjatë shërbimit shumëvjeçar në armatë.



Që nga viti 2003, rreshteri piktor ka ekspozuar pikturat dhe instalacionet e tij në Uells, Wiltshire, Devon dhe në Yorkshire. Ndërkohë, një vepër e tij është pjesë e ekspozitës vjetore të Shoqatës Artistike të Forcave të Armatosura që po mbahet në Londër.