Tiranë- Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona Mcllwham, në prag të largimi ka deklaruar se medja tuhet të japë më tepër kontribut për pasqyrimin e çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin.

Gjatë tryezës për rolin e medias në procesin e integrimit, Mcllwham u shpreh se integrimi duhet të trajtohet si çështje kombëtare dhe jo të përdoret nga politika për të marrë vota.

“Progresi i Shqipërisë, siç e dimë nuk ka qenë aq i qetë dhe i shpejtë. Shqipëria ka marrë dy jo
për statusin kandidat dhe hapjen e negociatave. Për dallim Serbia, ku sipas sondazheve, entuziazmi është më i ulët, po vepron, po arrin rezultate dhe ka ecur përpara. Media ka një rol vendimtar për ta nënvizuar dhe ngushtuar këtë hendek. Eshtë jetike që media të mos raportojë vetëm titujt e vendimeve apo të përsërisë ose të aplikojë reagimet politike, por të analizojë, shpjegoje dhe informojë. Integrimi evropian është një projekt kombëtar. Nuk mund të bëhet përgjysmë ose sa për të fituar vota”, tha ambasadorja.

Ndërsa analisti Lutfi Dervishi ka theksuar se mendia nuk duhet vetëm të raportojë por duhet të kërkojë më shumë llogari.

“Barazimi i procesit të integrimit me vizat është një gjë që nuk e nderon median. Integrimi nuk është kuptuar si një rrugë e gjatë e mundimshme që kërkon reforma të thella ekonomike, politike, sociale, një proces që do të ndryshojë, njëherë e përgjithmonë dhe për mirë gjithë vendin. Nuk është kuptuar ende si duhet se është një proces që fillon në Tiranë dhe përfundon në Bruksel dhe jo anasjelltas. Debati është jo të integrohemi se do të zhvillohemi, por të zhvillohemi pa të integrohemi”,- tha Dervishi.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Reforma në Drejtësi, Mcllwham: Kusht për integrimin e vendit Tiranë- Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona Mcllwham...
  2. BE-Topi: Integrimi i vendit, mbi merita dhe performancë Tiranë- Delegacioni europian që mbërriti sot në Tiranë, në kuadër...
  3. 21 janari, Mcllwham: Drejtësia s’duhet të vonojë, mbështesim hetimin Tiranë- Ambasadorja e Britanisë, Fiona Mcllwham, vetëm 2 ditë nga...