Nje debat te gjalle brenda qarqeve diplomatike atlantike dhe joatlantike kane ngjallur disa mosperputhje qe jane
shfaqur ne relatat amerikano-turke lidhur me projektin e vendosjes se nje sistemi te mburojes antirakete te NATO-s ne Turqi. Aleanca Atlantike pritet te marre nje vendim per kete sistem ne samitin e saj te dates 19 nentor 2010 ne Lisbone te Portugalise por ende eshte i paqarte formulimi perfundimtar i vendimit atlantik derisa te kete ardhur konsensusi i Ankarase. Duhet thene qe ne fillim se Turqia nuk eshte kunder vendosjes se nje sistemi te mburojes antirakete te NATO-s ne territorin e saj. Udheheqesit me te larte turq e kane deklaruar shume here dhe pa asnje ekuivok perkrahjen per ate. Por Ankaraja ka shprehur disa ide dhe sugjerime plotesuese me qellim qe vendosja e sistemit te mburojes antirakete te jete ne perputhje sa me te plote me interesat e politikes se jashtme turke dhe te marredhenieve te saj me fqinjet ndaj te cileve ajo po ndjek politiken e zero problemeve. Nje nga ceshtjet kryesore te mospajtimeve ka qene perkufizimi i motivit apo i shkaqeve perse po vendoset sistemi atlantik i mburojes antirakete dhe me konkretisht diskutimi mbi percaktimin gjeografik te kercenimit apo te rrezikut te kercenimit qe mund ti vije Aleances Atlantike. SHBA i jane permbajtur vazhdimisht dhe publikisht qendrimit se qellimi i vendosjes se mburojes antirakete ne vendet e NATO-s eshte mbrojtja e tyre nga kercenimi qe vjen prej Iranit si nje shtet i cili mund te pajiset me raketa berthamore ne vitet e ardhshme. SHBA-ja i mbahen qendrimit qe percaktimi konkret i mbrojtjes nga Irani te futet ne dokumentet e samitit te NATO-s qe pritet te sanksionoje vendimin e dislokimit te sistemit te mburojes antirakete. Turqia ka shprehur qendrimin se nuk duhet percaktuar konkretisht dhe me emer Irani sepse se pari Turqia mendon se asaj nuk i vjen dhe as nuk parashikon ndonje kercenim nga Irani per sigurine e saj kombetare dhe se dyti lejimi nga ana e Turqise e nje sistemi antirakete qe zyrtarisht drejtohet kunder Iranit do te acaronte marredheniet e Turqise me nje shtet te rendesishem fqinj si Irani i cili nuk do ta priste mire nje vendosje te mburojes antirakete ne kufirin turko-iranian. Turqia ka shprehur pikepamjen se nuk duhet vene ne dokumentin e NATO-s se nga cili shtet konkretisht vjen kercenimi sepse situatat ndryshojne dhe burimet e rreziqeve apo te kercenimeve gjithashtu mund te ndryshojne. Ankaraja konsideron se asnje nga fqinjet e saj as Irani as Rusia dhe as Siria nuk paraqesin kercenim per sigurine e saj kombetare. Madje Turqia i mbahet pikepamjes se nga keto shtete nuk i vjen kercenim per sigurine as NATO-s. Kerkese tjeter e Turqise eshte qe nje sistem mburoje antirakete duhet te mbuloje tere territorin e Turqise dhe jo vetem nje pjese te saj konkretisht zonen e kufirit turko-iranian sic planifikohet deri tani. Gjithashtu Turqia eshte shprehur se sistemi atlantik i mburojes antirakete duhet te vihet nen komanden e NATO-s dhe nuk duhet te lejohet tu jepet shteteve joanetare te NATO-s informacioni i marre nga sistemet e radareve te ketij sistemi antirakete.
Trajtimi i sugjerimeve te qeverise turke duket nuk ka qene aq i lehte per Uashingtonin. Nuk eshte i lehte sepse argumenti i nevojes se mburojes antirakete per te mbrojtur aleatet nga kercenimi berthamor i Iranit ka qene dhe mbetet karta kryesore diplomatike e SHBA-se per te vertetuar se kjo mburoje nuk drejtohet kunder Rusise. Qe kur ish-Presidenti Xhorxh Bush vendosi dislokimin e mburojes antirakete ne Poloni dhe ne Republiken Ceke e deri tani qe Presidenti Barak Obama ka ndermarre nje rivleresim te gjeografise se vendosjes se mburojes antirakete duke planifikuar Turqine argumentimi vazhdon te mbetet qe mburoja do te vendoset per tu mbrojtur nga Irani. Nese vendimi per dislokimin e mburojes antirakete do ta lere te papercaktuar gjeografikisht te shume stratege atlantike ekziston frika se NATO nuk do te arrije dot te binde Rusine se sistemi i mburojes antirakete nuk eshte kunder saj. Eumlshte nje dileme atlantike dhe ne perpjekjet per ti dhene nje zgjidhje shohim se Aleanca Atlantike po ndermerr hapa te cilat edhe ne planin strategjik duket se kane qene te veshtira per tu marre. Sekretari i pergjigjem i NATO-s Andes Fogh Rasmussen i cili ishte ne Moske me 3 nentor per bisedime me Presidentin rus Dimtri Medvedev i beri oferte per pjesemarrjen e Rusise ne ndertimin e nje sistemi te perbashket te mburojes antirakete. Burime diplomatike bejne te ditur se edhe Presidenti rus ia beri te qarte sekretarit te pergjithshem te NATO-s se Rusia nuk do te deshironte te percaktohej me emer se nga cili shtet vine kercenimet qe duhen perballuar me sistemin e perbashket te mburojes antirakete. Konfuzionin diplomatik e ka shtuar edhe me shume nje element te ri qe ka te beje me lidhjen e mbrojtjes antirakete me interesin e Izraelit per kete sistem atlantik. Gazeta amerikane Los Anxheles Times shkruante me 1 nentor se Turqia e ka bere te ditur dyshimin qe mburoja antirakete e NATO-s qe synon Iranin eshte nxitur nga shqetesimet e sigurise per Izraelin. Gazeta turke Zaman shkruante se shume vete ne Turqi besojne qe roli sekret i sistemit te mbrojtjes antirakete i propozuar nga SHBA-ja eshte te mbroje Izraelin nga ndonje sulm i mundshem raketash nga Irani. Implikimi i interesave izraelite ne projektin e ri ushtarak atlantik nuk eshte thjesht nje supozim sepse Turqia zyrtarisht i ka kerkuar Uashingtonit gjate bisedimeve per mburojen qe asnje vend joanetar i NATO-s duke perfshire edhe Izraelin te mos jete perfitues i informacionit qe mblidhet nga radaret e sistemit raketor ne Turqi. Burime diplomatike bejne te ditur se Uashingtoni e ka pranuar kete kerkese dhe kjo eshte edhe arsyeja perse ne Izrael ka shperthyer nje vale e re sulmesh propagandistike kunder Turqise si dhe pretendime se Turqia ne strategjine e saj te re te sigurise kombetare e ka futur Izraelin ne listen e burimeve te destabilizimit ne Lindjen e Mesme. Eumlshte e njohur qe ka nje problem te madh sigurie ne raportet mes Izraelit dhe Iranit. Por ky eshte nje problem dypalesh i tyre dhe shume vende anetare te NATO-s nuk duken te lumtura te shohin qe problemi iraniano-izraelit te behet problem atlantik dhe NATO te marre pergjegjesi kolektive per mbrojtjen e Izraelit. E verteta eshte se dallimet mes vendeve atlantike per politiken qe duhet ndjekur ndaj Iranit kane qene te dukshme. Nuk duket e rastit qe shume vende perendimore anetare te NATO-s kane kundershtuar vendosjen e sistemit te mburojes antirakete ne territorin e tyre. Qendrimi i Turqise si derivat i strategjise se mbrojtjes se interesave te veta kombetare ka ringjallur ne qarqet atlantike debatin mbi ekuilibrin mes interesave kombetare dhe interesave atlantike. Ky eshte nje debat me rendesi per shume shtete anetare te aleances qe shkon pertej ceshtjes ne fjale. Ndjekja e interesit atlantik eshte padyshim nje prioritet strategjik dhe politik i shteteve anetare por historia e Aleances ka treguar se jo gjithmone eshte perputhur interesi atlantik me ate kombetar dhe jo gjithmone interesi atlantik ka bere te perputhshme interesat kombetare te vete shteteve anetare me njeri-tjetrin.
Nese Turqia e nisur nga kendveshtrimi i saj i interesave kombetare parashtron ide dhe sugjerime qe e harmonizojne edhe me shume ne planin juridik dhe diplomatik vendimin e dislokimit te mburojes antirakete dhe i minimizojne ne maksimum efektet anesore per marredheniet dypaleshe te saj me fqinjet kjo do te thote se ka hapesire per nje zbatim krijues te diplomacise se mbrojtjes se interesave kombetare brenda diplomacise dhe politikes se jashtme te perbashket atlantike. NATO ka krijuar hapesire demokratike per konsultimin dhe marrjen parasysh te interesave kombetare te secilit shtet anetar dhe cdo shtet anetar gezon te drejten e parashtrimit te specifikave te interesave te veta. Raporti mes interesit atlantik dhe interesit kombetar eshte nje raport dinamik dhe zhvillues i cili merret ne konsiderate nga te gjithe shtete qe e shohin anetaresimin si shprehje e bashkimit sovran dhe te lire te shteteve ne aleancen atlantike. E pare nga nje kendveshtrim shqiptar kjo do te thote se duke perkrahur strategjine atlantike te sigurise dhe dislokimin e sistemit atlantik te mburojes antirakete ne te njejten kohe shpresojme qe ata ne Tirane te cilet miratojne strategjine kombetare te sigurise te mos na befasojne me klasifikimin se Irani dhe Korea e Veriut perbejne kercenim per sigurine tone kombetare sepse kercenimet jane shume me afer.