Skuadra italiane Inter, ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin e tyre Walter Mazzarri. Zikaltërit i kanë vazhduar kontratën strategut italian deri në vitin 2016.
“Ne jemi shumë të lumtur që i kemi zgjatur kontratën trajnerit tonë. Me ketë zgjerim ne bëjmë të qartë se Mazzarri është gur themeli i projektit tonë. Unë kam besim në të”, deklaroi presidenti i Interit, Erick Thohir.
Interi në vitin e parë të drejtimit të Mazzarit është renditur në vendin e pestë, vend që skuadrës nga Milano i mundëson pjesëmarrjen në Europa League./Indeksonline/