Një zjarr i shpërthyer në një hotel në qendër të qytetit irakian të Sulejmanies u ka marrë jetën 40 personave. Lajmin e bën të ditur burime spitalore të cilat konfirmuan se mes viktimave ka dhe shtetas të huaj. Zyrtarët lokalë njoftojnë se zjarri nuk ishte akt terrorist, por sipas të gjitha gjasave është shkaktuar nga problemet në rrjetin elektrik. Dëshmitarë në vendngjarje thonë se kanë parë persona të hidhen nga dritaret për të shpëtuar flakëve ndërsa zjarrfikësit kanë mbërrur për të shuar flakët 7 orë me vonesë.
Delina Bitraku
< I mëparshmi