Modelja ruse ka postuar në instagram një foto, nëpërmjet së cilës i bashkohet fushatës së ndërmarrë nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama, me pankartën “Bring back our girls”, për gjetjen e vajzave të rrëmbyera nga organizata terroriste islamike e Boko Haramit.



Irina shfaqet provokuese, teksa pozon me pankartën në duar, ku shkruhet “Na ktheni vajzat tona”. Yjet botërorë kanë filluar të publikojnë  në Instagram foto, duke u solidarizuar për gjetjen dhe shpëtimin e 200 vajzave të rrëmbyera nga Boko Harami. Së fundmi, modelja 28-vjeçare u fotografua “topless” në Hawai, gjatë setit për revistën “Sport Illustrated”. Pas fotove në Hawai, ajo u pa në rrugët e Neë York-ut e veshur sportive. Irina Shayk kishte veshur një bluzë, ku shkruhej “Tupac Shakur” dhe mbante numrin 96, vit në të cilin ai u vra.  Ajo mbante një çantë “Valentino”, flokë të mbledhura dhe syze të errëta. Modelja ruse është një ndër më të kërkuarat, për të qenë imazhi i revistave dhe kompanive më prestigjioze. / Top Channel