Të tjera rreth shkrimit Rama, Kaçi e Berisha i nxjerrin të "palarat" njëri-tjetrit në Parlament

TIRANE — Deputeti Kastriot Islami ka qenë në qendër të ironive nga deputetët e majtë dje në Komisionin e Politikës së Jashtme.

Pas debateve të ashpra mes tij dhe kryeministri Rama në seance plenare, deputetët Blushi dhe Kadeli kanë ironizuar me gjuhën dhe agresivitetin e përdorur nga Islami në Kuvend. Kadeli e ka thumbuar i pari Islamin në lidhje mbi mbi figurën e Enver Hoxhës:

“Mos u mërzit, iku debati i djeshëm aq ishte”.

Ndërsa Islami i ka kthyer ironinë duke i kujtuar se është Kadeli që nuk duhet të mërzitet.

“Në këtë mishmash lëvizjesh politike duket se Kadeli është i kënaqur duke qenë se ndihet si Pasha, pasi është me me LSI-në”, tha Islami.

Por, nuk ka munguar as replika mes Blushit dhe Islamit. Blushi është treguar i habitur nga oratoria që shfryu Islami në seancë.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) 31 Maj

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)