Me rastin e 28 Nëntorit, Festës së Flamurit, Ditës së Madhe të Shqiptarëve, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, po ashtu, ka vizituar familjen edhe Jashari, ku është pritur nga përfaqësuesi, Murat Jashari.
Kryetari Mustafa ka uruar Murat Jasharin për Festën e Flamurit dhe ka theksuar edhe një herë veprën sublime të familjes Jashari, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të komandantit legjendar në rrugën e lirisë dhe të pavarësisë së shqiptarëve të Kosovës.
Ndërsa, Murat Jashari, në emër të tij dhe të familjes, ka falënderuar kryetarin Mustafa për vizitën dhe nderimin për komandantin legjendar, familjen dhe bashkëluftëtarët, si dhe ka përçuar mesazhe bashkimi në këtë ditë të madhe për të gjithë shqiptarët. /kp/