BOSNJË-Ish-myftiu në Bosnjë Herzegovinë, Mustafa Ceriç ka njoftuar se do të kandidojë për ulësen boshnjake, në presidencën tre paleshe. Ish-myftiu i Bosnjës ka thënë se do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet presidenciale në këtë vend që do të mbahen më 8 tetor. 

Dy ulëset e tjera në presidencë janë rezervuar për një kroat dhe një serb. Ish-myftiu ka dhënë dorëheqje në vitin 2012, pasi e ka udhëhequr për 19 vite komunitetin islamik të Bosnjës. 

Gjatë një prononcimi Ceriç ka thënë se zgjedhjet e ardhshme mund të jenë “shansi i fundit” për t’iu dhënë fund grindjeve etnike midis boshnjakëve, serbëve dhe kroatëve të Bosnjës. Rivali kryesor i ish-myftiut pritet të jetë Bakir Izetbegoviq, anëtar aktual i presidencës trepalëshe.

(o.d/BalkanWeb)