Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 15:00

Sir Alex Ferguson i ka kritikuar lojtarët e tij, për pasigurinë që e shfaqën në ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Baselit, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Djajtë e Kuq’ barazuan 3:3 me kampionin zviceran edhe pse në pjesën e parë po udhëhiqnin 2:0.



“Mendoj se ishim të pasigurt gjatë tërë ndeshjes. Pjesa e sulmit funksionoi mjaft mirë në disa periudha, bëmë lojë të mirë, posaçërisht në pjesën e parë. Mirëpo, ishim të shpërqendruar, kështu që ata mund t’i shënonin tre gola vetëm në pjesën e parë”, tha trajneri skocez pas ndeshjes.



“Ishim të pasaktë. Lëshimi i koncentrimit na kushtoi, por në fund shpëtuam”, vazhdoi Ferguson. Në ekipin e Baselit, në ‘Old Trafford’ luajti vetëm njëri nga futbollistët shqiptarë. Bëhet fjalë për mesfushorin e ri, Granit Xhaka.