enes karicNga Enes Kariç*


 


Bashkësitë islame në Ballkan kanë kaluar përmes fazave të ndryshme të tyre organizative dhe juridike.


Që nga largimi i Perandorisë Osmane myslimanët ballkanas janë shkëputur nga qendra e autoritetit të Islamit në Stamboll, duke gjetur rrugën e vet të organizimit në kuadër të shtetit juridik dhe ligjor në të cilin kanë jetuar dhe vepruar


Besimtarët mysliman ballkanas i takojnë etnive të ndryshme, që përbëjnë një përqindje të përgjithshme prej 17 % , të shpërndarë në të gjitha vendet e Gadishullit Ballkanik.


Pas rënies së sistemit komunist në Ballkan dhe me gjerë, dhe pas riorganizimit të shteteve të këtij rajoni mbi bazën e sistemit demokratik, edhe bashkësitë fetare të kësaj pjese duhet të gjejnë formën më të mirë për riorganizimit të ri, që nënkupton shkëputje e tërësishme nga natyra organizative dhe vepruese, e cila ishte dizajnuar nga projektues të sistemit komunist dhe ateist.


Roli i të gjitha bashkësive fetare sot duhet të jetë në shërbim të paqes dhe bashkëjetesës mes njerëzve dhe jo të urrejtjes dhe ndasive. E kaluara ballkanike ka lënë pas veti miliona viktima. Paqja është vlerë e pa alternativë. Duhet përkrahen iniciativa dhe projekte të cilat i ofrojnë komunitetet fetare.


Dimensioni i njeriut të parë Ademit- Adamit në fenë e hebrenjve , në krishterim dhe në Islam është ai i cili i lidh myslimanët e Ballkanit me të gjithë njerëzit. Gjithashtu hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët, trashëgimin e tyre shpirtërore e kanë të mbështetur në burimet ibrahimite. Andaj të dy këto dimensione krijojnë mundësi dhe hapësirë të takimit dhe bashkëjetesës së myslimanëve me pjesëtarë të besimeve tjera.


Ndjekja e islamit tradicional në Ballkan


Sintagma e Islamit tradicional në Ballka, nënkupton përmbledhje të formave fetare, kulturore dhe civilizuese të islamit, të cilat kanë jetuar dhe mbijetuar në perandorinë osmane, në atë austro-hungareze, në mbretërinë jugosllave, si dhe në Jugosllavinë socialiste.


Islami tradicional në Ballkan është autokton. Është Islam me rrënjë kulturore vendore. Ndryshe, Islami tradicional në Ballkan ka disa elemente sinkretike, i cili është i hapur ndaj islamit popullor, i hapur ndaj sufizimit-misticizmit si dhe rendeve të dervishëve, dhe i cili që nga viti 1878 është profilizuar në kontekstin e shteteve shekullare, të cilat janë formuar në Ballkan.


Me të drejtë, nisur nga resurset e islamit tradicional në Ballkan, studiuesit tanë të fesë kanë kultivuar e zhvilluar shpjegime shumë të frytshme, të cilat nuk kanë rënë në konflikt me shtetet shekullare në Ballkan. Sigurisht se për neve, nuk janë të panjohura llojet e shteteve komuniste, të cilat nuk kanë ofruar hapësirë të mjaftueshme për liritë fetare, mirëpo pavarësisht kësaj dijetarët, hoxhallarët dhe autoritete e Islamit në Ballkan ju kanë shmangur shpjegimeve dhe komentimeve konfliktuoze, duke promovuar gjithnjë opsionin e paqes dhe pajtimit. Me këtë mëtoj të them se studiuesit mysliman të Ballkanit e kanë kuptuar vlerën e madhe të komentimit paqësor të Islamit si dhe të mos kundërshtimit të shteteve, të cilat i kanë respektuar të drejtat thelbësore të qytetarëve. Në këtë formë ulematë, hoxhallarët dhe mistikët e Ballkanit i kanë ruajtur resurset e përhershme shpirtërore të Islamit tradicional në Ballkan. Kjo rrugë ndjekëse dhe qasje e matur është treguar e drejtë dhe e frytshme. Nisur nga kjo, është me rëndësi që edukimi ynë në medresetë dhe në fakultetet tona në Ballkan të jetë i profilizuar me drejtim të ruajtjes dhe afirmimit të resurseve shpirtërore tradicionale të Islamit në Ballkan.


Edukimi ynë islam në Ballkan duhet t`i afirmojë vlerat e Islamit universal.


Unioni evropian:


Aktualisht, dy bashkësi islame me rrënjë nga Ballkani veprojnë nën Unionin evropian si ajo në Kroaci dhe në Slloveni, edhe pse në Unionin evropian në fakt qysh herët ekzistojnë shumë mikro bashkësi islame me rrënjë nga Ballkani. Unioni evropian në Ballkan duhet shikuar në mënyrë pragmatike. Evropa dekada me radhë është vend i prosperitetit dhe mirëqenies për qindra milion qytetarë, në mesin e të cilëve ka edhe miliona besimtarë mysliman.


Ndryshe, projekti i Evropës pas viti 1945 nuk është projekt i një Evrope të mbyllur, por i asaj të hapur, prandaj dy prioritetet që u përmenden më lartë, ai i paqes dhe i islamit tradicional mund të ruhen me lehtësi në rastin e inkuadrimit të Ballkanit në Unionin Evropian.


Tani është detyrë e jonë që në kontekstin e aranzhimeve euroatlantike në Ballkan të angazhohemi në rrugën e promovimit të vlerave shpirtërore dhe komentimeve praktike të islamit, të cilat nuk do të jenë excluzive, por inkluzive.


Ndërsa , natyrisht shpresojmë që Unioni Evropian si zotëria i jonë i tanishëm (de fakto) dhe i ardhshëm, do t`i respektojë komponentët mysliman të Ballkanit dhe komponentët mysliman të Evropës.


Në fund do të shtoja se ne si mysliman, të cilët bëjmë pjesë në Bashkësitë Islame të Ballkanit duhet të kontribuojmë në profilizimin e kësaj Evrope të hapur.


Mirëpo , gjithmonë të potencojmë se Evropa në pikëpamje kulturore dhe civilizuese, përveç rrënjëve të saj greke dhe biblike , ajo i ka rrënjët edhe tek format e zbulimeve klasike të medicinës myslimane, matematikës, filozofisë, gjeografisë algjebrës etj.


Myslimanët e Bashkësive Islame në Ballkan, nga ana e tyre duhet të në drejtim të promovimit të Evropës së takimit, pajtimit paqes dhe shpresës.


*Titulli origjinal: Prioritetet e bashkësive Islame në Ballkan


Përktheu dhe përshtati në gjuhën shqipe: Xhabir Hamiti


“Zëri”